Integrimi
Nuk ka strehim për azilkërkuesit nga Ballkani
Azilkërkuesit nga Ballkani mund të mbeten rrugëve në qiell të hapur pa strehim nëse ia mësyjnë rajonit Rheinland-Pfalz në Gjermani
Për azilkërkuesit nga “vende të sigurta të origjinës”, siç janë Maqedonia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, në Rheinland-Pfalz në Gjermani nuk do të ketë më strehim. Këtë vendim e ka marrë Këshilli në Rheinland-Pfalz, pavarësisht procedurave aktuale të azilit.
Autoritetet në Rheinland-Pfalz janë duke i kërkuar qeverisë së shtetit që të mos sjellin më në komunat e tyre refugjatët nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina, raportojnë mediat gjermane.
Azilkërkuesit nga këto vende duhet të qëndrojnë në qendrat e mëdha për pranimin e refugjatëve derisa të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil, tha Burkhard Mueller, zyrtar në Rheinland-Pfalz.
Në qytetet e mëdha është gjithnjë e më vështirë për të gjetur strehim të përshtatshëm për refugjatët.
Zyrtarë të Ministrisë së Integrimit kanë thënë se deri tani nuk kishte mbërritur zyrtarisht një kërkesë e tillë.
Një zëdhënëse e ministrisë tha se për dallim nga viti i kaluar, këtë dimër që po vjen nuk do të ketë ndalim të përgjithshëm deportimit të pjesëtarëve të minoritetit rom.
Këtë vit deri sot janë regjistruar rreth 17 për qind të të gjitha kërkesave për azil nga qytetarët e vendeve ballkanike: Serbi, Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë. Shumica prej tyre janë romë
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











