Shkurt.ch

Nuk ka shtrenjtim të biletave për vitin 2014

Federata e Transportit Publik (VöV) ka marrë këtë vendim sivjet përkundër faktit se shumë ndërmarrje transporti janë duke përjetuar një periudhë të vështirë financiare

Biletat për udhëtim me tren dhe me autobus, ndryshe nga praktika e përvitshme e shtrenjtimeve, duket se në vitin 2014 nuk do të shtrenjtohen. Vitin e kaluar, biletat dhe abonimet qenë shtrenjtuar mesatarisht për pesë për qind.

Federata e  Transportit Publik (VöV) ka marrë këtë vendim sivjet përkundër faktit se shumë ndërmarrje transporti janë duke përjetuar një periudhë të vështirë financiare. Për këtë ajo ka bërë të premten një njoftim për mediet, duke bërë të ditur se ndërmarrjet në fjalë kanë hequr dorë nga ndryshimet e çmimeve.

Shkaktari më i madh i kostos për ndërmarrjet e transportit publik sipas VöV është materiali shpenzues i cili duhet të sigurohet me rritjen e vazhdueshme të rrjetit të transportit të punëtorëve dhe në aglomeracione.

Rritja e çmimeve në vitin 2012 kishte ndihmuar për sigurimin e infrastrukturës së shinave të hekurudhës, por transporti publik regjional ndërkohë është ballafaquar me shpenzime plotësuese.