Kosova
Nuk ka plan nga institucionet për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë
Institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë plan tjetër për përfaqësimin e vendit në bisedimet me Serbinë, pas shpalljes si antikushtetues të ekipit të formuar vitin e kaluar.
Javë më parë, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Ligji për dialogun dhe kompetencat e delegacionit të formuar nga Qeveria janë ndërhyrje në ushtrimin e kompetencave të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Grupi për Studime Politike dhe Juridike, kërkon që Qeveria t’i zbatojë kompetencat që i ka të përcaktuara me Kushtetutë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Ndonëse nuk ka bërë asgjë të ditur për veprimet që do t’i ndërmarrë, Qeveria e Kosovës ka thënë se është e gatshme për dialog përmbajtësor dhe gjithëpërfshirës.
Vetëm një përmbyllje e tillë e dialogut është garancë për një zgjidhje të përhershme paqësore, që siguron të ardhme të përbashkët euro-atlantike”, thuhet në një përgjigje për KTV-në.
“Qeveria e Kosovës ka qëndrimin e palëkundur dhe gatishmërinë e plotë për një dialog përmbajtësor e gjithëpërfshirës, drejt arritjes së një marrëveshjeje finale, që rezulton me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të Qeverisë së Kosovës.
Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, thotë se përgjegjësia për konsensus politik, tani u takon kolegëve të tij nga opozita.
Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë ngrirë që nga bojkotimi i tyre nga pala serbe, si shenjë revolte ndaj taksës 100%.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













