Integrimi
Nuk ka para për të kthyerit vullnetarë nga Gjermania
Ambasada Gjermane në Tiranë korrigjon një citim të gabuar nga qarku federal Lörrach në Gjermani të botuar në median shqiptare
Sipas këtij njoftimi ky qark do t’u paguante para azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perendimor, nëse këta do të tërhiqnin aplikimin për azil dhe do të ktheheshin vullnetarisht në atdheun e tyre. Amabasada Gjermane në Tiranë thekson se: “Informacioni i vërtetë është që në fillim të korrikut 2015, për azilkërkuesit nga Ballkani, u bë një ofertë unike, e limituar në kohë: personat, që kanë tërhequr aplikimin e tyre për azil deri më 24 korrik 2015 dhe do të dalin nga Gjermania deri më 14 gusht 2015, mund të marrin një mbështetje financiare nga qarku federal Lörrach. Kjo ofertë nuk është më e vlefshme që prej datës 24 korrik 2015. Në të ardhmen nuk do të ketë shpërblim në para në rast kthimi vullnetar në atdhe.”
Pse autoritetet gjermane bënë ofertën unikale?
Shifrat zyrtare nga burime gjermane tregojnë që i numri i azilkërkërkuesve nga Ballkani Perëndimor në 6-mujorin e parë të këtij viti arriti në 65 mijë vetë, ku 40% janë nga Shqipëria dhe Kosova. Mund të përfytyrohet se çfarë vështirësish krijon një progresion i tillë gjeometrik për strehimin dhe krijimin e kushteve normale të së përditshmes së tyre në raport me të drejtat e njeriut. Njoftim i Ambasadës Gjermane thekson se oferta e mbështetjes finaciare në rast të tërheqjes së kërkeses për azil dhe kthimit vullnetar në vendet e origjinës u bë që “të pengohej akomodimi i detyruar i azilkërkuesve në salla dhe çadra. Në muajt e fundit situata e akomodimit të azilkërkuesve në të gjithë Gjermaninë është përkeqësuar në mënyrë dramatike, aq sa dhe qarku federal Lërrach është i detyruar t’i strehojë azilkërkuesit e tjerë në vazhdim në çadra dhe palestra Strehimi në këto qëndra të improvizuara në kushte urgjence, shoqërohet jo vetëm me rrethana banimi shumë të ngushta dhe mungesën e hapësirës private, por edhe me reduktimin e kuotës në para, pasi për shkak të shpërndarjes së ushqimit në mënyrë të përqëndruar, hiqet pagesa në para për ushqim për azilkërkuesit” përfundon njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë.
Përftim i ndërsjelltë
Shumica dërrmuese e 65 mijë azilkërkuesve që do të kthehen brenda pak javëve në vendet e tyre të origjinës në Ballkanin Perëndimor janë romë. Pjesa tjetër të papunë, të cilët edhe kur janë të kualifikuar dhe dinë ndonjë zanat nuk gjejnë punë dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë jetesën për vete dhe familjet e tyre. Si rrjedhim nën presionin e mbijetesës romët dhe të papunët janë pre e rrjeteve të trafikantëve të rajonit. Në Shqipëri, kthimi javën e kaluar, i kontigjentit të parë të azilkërkuesve prej 70 vetësh, ndërprerja e mbështetjes financiare, përshpejtimi i shqyrtimit të kërkesave për azil i kanë zvogëluar në maksimum stimujt e motivimit për të tentuar largimin drejt Gjermanisë, transmeton dw.de. Kësaj i shtohet edhe intensifikimi i fushatave të sqarimit nga autoritetet dhe organizatat e shoqërisë civile si edhe perspektiva e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit. Ndërkohë edhe pse opinioni publik gjerman, sipas një sondazhi, në 66% të tij është kundër pranimit të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, nuk mungojnë zëra përmes politikaneve dhe analistëve për krijimin e mundësive për të krijuar mundësi punësimi në Gjermani të forcave të kualifikuar të punës, në profesione për të cilat në Gjermani ka mungesë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











