Shkurt.ch
Nuk ka mes te migrantët: Ose kuadro të lartë ose punëtorë të pakualifikuar
Në mesin e punëtorëve të pakualifikuar rreth 73% janë të huaj Ndërsa 43 për qind të akademikëve dhe kuadrove të lartë në Zvicër janë të huaj
Statistikat e reja tregojnë se të huajt në Zvicër kanë një përfaqësim mbi proporcional në mesin e akademikëve ose kuadrove të larta, por po ashtu ata janë mbimesatarisht të përfaqësuar në kategorinë e punëtorëve të pakualifikuar, shkruan 20minuten.ch.
Në Zvicër jetojnë rreth 2 milionë e 637.000 njerëz të moshës mbi 15 vjeçare të cilët kanë prejardhje të huaj duke përbërë kështu 37.8 për qind të të gjithë banorëve të vendit, transmeton albinfo.ch. Por pjesëmarrja e tyre në tregun e punës duket ndryshe.
Kështu, në mesin e punëtorëve të pakualifikuar (që nuk kanë mbaruar ndonjë zanat), rreth ¾ (ose 73%) janë të huaj, përqindje kjo që tregon për një mbipëfaqësim shumë të madh të tyre në këtë kategori.
Mirëpo, edhe në profesionet akademike dhe në postet e kuadrove të larta, janë sërish të huajt ata që mbizotërojnë ndonëse jo aq bindshëm sa në rastin e parë. Pra personat me prejardhje të huaj përbëjnë 43 për qind të akademikëve dhe kuadrove të lartë në Zvicër.
Ndërkaq ndryshon përbërja në kategorinë e punëtorëve të kualifikuar dhe të personave me veprimtari ekonomike të pavarur, ku zviceranët autoktonë janë më të përfaqësuar.
Sipas ekspertit të njohur zviceran për integrim, Thomas Kessler kjo ndarje në tregun e punës nuk është e re. Qysh para 150 viteve kur ndërtoheshin hekurudhat në Zvicër, punëtorët ishin nga Italia ndërsa inxhinierët nga Gjermania, Anglia dhe Spanja, transmeton albinfo.ch. Sikur profesionet në nivel të kuadrove të larta ashtu dhe ato të punëtorëve të pakualifikuar lidhen me një rrezikshmëri më të lartë.
“Kjo pasi që punëtorët pa zanat e kanë shëndetin më të rrezikuar për shkak të punës në kushte të ndryshme klimatike dhe nga aksidentet në punë. Ndërsa ata njerëz që në postet e larta të kuadrove nuk rezultojnë të suksesshëm, pushohen shpejt nga puna”.
Pikërisht këto shkaqe bëjnë që shumica e zviceranëve të ngurrojnë për të zgjedhur profesionet e përmendura, përcjell albinfo.ch. “Ata duan para së gjithash të kenë një punë të sigurt në administratë ose, deri para disa vitesh, edhe në medie”. Është vështirë t`i motivosh zviceranët për një post të të një kuadri të lartë. “Në një rast të tillë duhet punuar në orare më të gjata dhe duhet angazhim kundër konkurrencës. Dhe këtë gjë përtojnë ta bëjnë zviceranët”, thotë Kessler.
Nga ana tjetër, themelimi i i një firme dhe falimentimi i saj, nuk është diçka aq e keqe. “Për këtë arsye zviceranët zgjedhin më me dëshirë këtë rrugë, kur duan të përparojnë në profesionin e tyre. Të dëshmosh frymën e ndërmarrësisë për të treguar se ke provuar diçka që nuk ka pasur sukses, është më pak e sikletshme se sa të të pushojnë nga puna”.
Të huajt janë edhe në këtë kategori të përfaqësuar në dy skajet: ose në dyqanet e vogla të lagjeve ose në ndërmarrjet me teknologji kulmore, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, zviceranët kanë në përgjithësi më shumë mundësi financiare për të provuar veten në ndërmarrje të pavarura.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










