Shkurt.ch
Nuk ka më pica të lira nga Gjermania
Nga tash e tutje porosia e picave nuk do të jetë me levërdi për zviceranët pasi që çdo picë që vjen nga Gjermania duhet të paraqitet në doganë
Pica, ky specialitet kaq i dashur ië Zvicër i kuzhinës italiane, sikur edhe të gjithë artikujt, kushton më shtrenjtë se në Gjermani. Kjo është arsyeja përse shumë zviceranë që jetojnë afër kufirit, porosisin pica nga piceritë gjermane.
Në fakt, kanë porositur. Sepse nga tash e tutje ky veprim nuk do të jetë me levërdi për zviceranët pasi që çdo picë që vjen nga Gjermania duhet të paraqitet në doganë, gjegjësisht të paguhet dogana për të. Kështu ka vendosur Drejtoria e përgjithshme e Doganave të Zvicrës në Bernë.
Për një kohë të gjatë autoritetet zvicerane kishin toleruar praktikën e „importimit“ në Zvicër të picave nga Gjermania përmes korrierëve të picerive pa kaluar nëpër formalitetet administrative.
Duke arsyetuar ndryshimin e praktikës, autoritetet zvicerane thonë se nuk duan të lejojnë përjashtim nga rregullat e doganës që vlejnë për mallrat tjerë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









