Kosova
“Nuk është Zajednica”, Kurti pyet PDK-në dhe LDK-në: Pse Vuçiqi nënshkroi me juve, e jo me mua?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke vazhduar raportimin e tij para deputetëve rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi, përcjell albinfo.ch.
“Edhe një herë po e ritheksoj, unë jam edhe i gatshëm për nënshkrim edhe i interesuar, Beogradi nuk po do të nënshkruajë me mua. Ka nënshkruar edhe me PDK-në, edhe me LDK-në. Aman më tregon se si ia keni bërë që ta mësoj edhe unë? Dilni në foltore e më njoftoni sinqerisht, e mundësisht edhe kolegialisht e vëllazërisht, si ia keni bërë që me juve nënshkruante? Mua po më ik, nuk po nënshkruan, po shpall zgjedhje. Në dialogun e juaj ai ishte konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, tash, unë jam konstant, e në Serbi mbahen zgjedhjet”, deklaroi Kurti.
“Qëndrimin për përputhshmërinë draft-statutit do ta japë Gjykata Kushtetues, por unë do të jap disa vlerësime politike të mia: E para, drafti në vlerësimin tim politik e ndërprenë trashëgiminë e mosnjohjes që ishte në marrëveshjet 2013. Drafti ka qartësi sa i përket njohjes si një shtet i pavarur, me të cilin serbët do të jetojnë. Nuk është ‘Zajednica”, siç e parashihnin marrëveshjet e 2013-ës e 2015-ës. Drafti e mbyll hapësirën që serbëve t’u japë ndjenja për një luftë territorial”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










