Kosova
“Nuk është sukses, por turp”
Kiçmari që ishte ambasador i Kosovës në Austri e Australi ka thënë se nuk është sukses i madh kthimi i 110 qytetarëve nga vatrat e luftërave sektare në Siri derisa ka thënë se një gjë e tillë është turp për Kosovën

Profesori i UP-së, Sabri Kiçmari, ka thënë është turp për Kosovën qysh kaq shumë kosovarë kanë shkuar në Siri derisa një pjesë e tyre u kthyen të shtunën në Kosovë.
Kiçmari që ishte ambasador i Kosovës në Austri e Australi ka thënë se nuk është sukses i madh kthimi i 110 qytetarëve nga vatrat e luftërave sektare në Siri derisa ka thënë se një gjë e tillë është turp për Kosovën.
“Disa liderë politikë po e quajnë sukses të madh kthimin e 110 shtetasve të Kosovës, që kanë qenë në zonat e ISIS-it. Ky nuk është kurrfarë suksesi, por marrja e zotit, që kaq shumë njerëz nga vendi ynë kanë qenë atje. Nuk është për krekosje, por për turp”, ka shkruar Kiçmari, në një reagim në Facebook.
Në fokus të mediave të huaja
Për 110 personat e kthyer nga Siria në Kosovë kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare.
BBC, Euronews, New York Times, Reuters janë vetëm disa nga mediat e famshme që kanë raportuar për operacionin e kthimit të 110 kosovarëve nga Siria.
Ndër detajet e operacionit që përmenden në këta artikuj është edhe aeroplani me të cilin u kthyen këta persona.
BBC shkruan se ai i përkiste ushtrisë amerikane, teksa 110 personat u sollën në Kosovë pak para kolapsit total të ISIS-it, përcjell albinfo.ch.
106 gra e fëmijë pas ardhjes në Kosovë u dërguan në Vranidoll të Prishtinës.
Katër persona që dyshohet se ishin luftëtarë të grupeve terroriste u ndaluan nga organet e drejtësisë.
Mediat kosovare më herët ka raportuar se ata janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Drejtori i Policisë së Kosovës, bëri të ditur se në zonën e konfliktit ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.
Më shumë se 400 qytetarë të Kosovës, kryesisht të rritur, kanë shkuar në gjashtë-shtatë vjetët e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik.
Më shumë se 70 prej tyre janë vrarë, ndërkohë që shumë gra dhe fëmijë kanë vazhduar të mbeten në atë zonë.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme