Kuriozitete
Nuk është mercedesi që po e reklamon shqiptari nga Maqedonia
Nuk është pamja arsyeja e shqiptarit nga Maqedonia, me të cilin ai tërheq vëmendjen e të tjerëve. As vetura e tij, një mercedes ML 63 AMG. Bëhet fjalë për...

Kantoni i Cyrihut rregullisht zhvillon ankand të autotargave për fanatikët e veturave. Njëri nga ta është edhe Bekim Saiti (30), alias Kim Flamingo.
Në momentin që “Kim Flamingo” lëviz me mercedesin e tij të zi nëpër rrugët e Cyrihut, Bekim Sahiti është i bindur se kalimtarët dhe vozitësit mbeten gojëhapur. Ai e ka nofkën Kim Flamingo dhe thotë: “Njerëzit vështirë se mund të gëlltisin, kur më shohin”, ka pohuar për “Blick” Kimi, njofton Albinfo.ch.
Por nuk është pamja arsyeja e shqiptarit nga Maqedonia, me të cilin ai tërheq vëmendjen e të tjerëve. As vetura e tij, një mercedes ML 63 AMG. Bëhet fjalë për autotargën e tij: ZH 866.
Autotargat me numra treshifrorë janë të pakta dhe shumë të kërkuara nga fanatikët e veturave. Në mars të këtij viti, një blerës i panjohur kishte paguar 150.000 franga për autotargën ZH 987. Departamentet e komunikacionit rrugor në Cyrih, reegullisht zhvillojnë ankand të autotargave në internet.
Kështu pra, më 13 qershor të këtij viti edhe Kim Flamingo ishte ulur pranë laptopit të tij. Ai po e ndiqte ankandin për autotargën ZH 866. Për të, kjo ishte një shifër shumë e veçantë: “Vajza ime Aurora erdhi në jëtë më datën tetë dhe gjashtëshja është numri im me fat. Ja pse deshta pikërisht këtë numër”, ka spjeguar Bekimi.
Oferta fillestare ka qenë 4.000 franga. Pas 22.000 frangave, vetëm nofkat e përdoruesve Zaugg00 dhe Lika AL kishin tejkaluar interesimin e njëra-tjetrës. Në momentin që Lika AL ngriti vlerën në 36.000 franga, Kim Flamingo jep ofertën e tij të parë: 36.400 franga. Për herë të parë, të dytë, të tretë – dhe konkurrentët heqin dorë.
“Absolutisht i kënaqur”, përshkruan shitësi i veturave ndjenjat e tij pas ankandit. “Unë do të kisha paguar edhe 40.000 franga për këtë autotargë”, thotë ai.
Paraja nuk luan ndonjë rol të madh në jetën e Kim Flamingo. Ju duhet ta shpenzoni për aq kohë sa ta keni atë. Shumën e ka paguar disa ditë më vonë nga fletëpagesa në post-cash, natyrisht. Autotargën që e mori në Departamentin e komunikacionit rrugor, e vendosi menjëherë në mercedesin e tij.
Për Kim Flamingon nuk është e qartë që dikush mund ta shesë statusin e simbolit: “ZH 866 do ta mbaj deri në fund të jetës sime. Dhe më pas, do t`ia jap vajzës time”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri