Lajme

Nuk do të ketë rritje të qirave në Zvicër

Lajm i mirë për qiramarrësit zviceranë: Norma e interesit referencë për qiratë mbetet e pandryshuar – tani për tani, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Lajmi i shumëpritur nëse qiratë do të rriten nga 1 marsi është negativ, sepse nuk ka rritje:

Autoriteti Federal i Strehimit njoftoi të mërkurën se norma e interesit referencë – një pikë referimi që përdoret për të vendosur qiratë – nuk do të rritet.

Në vend të kësaj, ajo do të mbetet, të paktën për tre muajt e ardhshëm, në nivelin aktual prej 1.25 për qind.

Megjithatë, sipas një studimi të ri të Credit Suisse, mungesat në tregun e banesave, veçanërisht në qendrat urbane, do të rrisin qiratë – me rreth 3 për qind – përpara fundit të vitit. /Albinfo.ch