Kosova
Novak Gjokoviqi a duhet të ketë të drejtë t’i pagëzojë fëmijët e tij në Kosovë?
Publicisti shqiptar i ka dalë në mbrojtje tenistit serb, Novak Gjokviq që ka deklaruar se ka dëshirë t’i pagëzojë fëmijët në Kosovë
Publicisti Veton Surroi i ka dalë në mbrojtje tenistit serb, Novak Gjokviq që ka deklaruar se ka dëshirë t’i pagëzojë fëmijët në Kosovë.Sikurse Surroi nuk kishte menduar edhe ministri i sportit, Hajrulla Çeku, përcjell albinfo.ch.
Ai kishte deklaruar se Gjokoviqi e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë për shkak të mos vaksinimit me vaksinat anti-covid.Ditë më parë, në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, Gjokoviq ka thënë se ka dëshirë të kthehet në Kosovë për t’i pagëzuar fëmijët e tij, teksa kishte shtuar se Kosova është pjesë e Serbisë.
Deklarata e tij kishte zgjuar kureshtje më të madhe vetëm pas reagimit të ministrit të Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku.
Përmes një postimi në Twitter, Çeku i ishte kundërpërgjigjur shkurt tenistit serb, duke ia bërë të ditur se e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë.
“No-Vax No entry”, kishte shkruar Çeku në rrjetin e tij social, Twitter, duke e vendosur edhe flamurin e Kosovës.Pas reagimeve të shumta nga mediat e ndryshme si dhe kishave ortodokse serbe në Kosovë ka reaguar edhe publicisti i njohur, Veton Surroi.
Surroi i ka dhënë të drejtë Gjokoviqit për shprehjen e dëshirës së tij, duke e bërë të ditur se është e drejtë e gjithsecilit se ku do t’i pagëzojë fëmijët e vet.“Çdokush ka të drejtë t’i pagëzojë fëmijët e tij/saj në kishat e Kosovës. Është e drejta e Gjokoviqit për të zgjedhur kur dhe ku. Le të ndihet në pagëzimin e fëmijëve të tij fryma e Mateut 22:39: “Duaje të afërmin tënd si veten tënde”.”, thuhet në reagimin e Surroit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











