Lajme
Norvegjia vendos kufizime të reja për të parandaluar valën e re COVID-19
Norvegjia do të vendosë kufizime të reja për të parandaluar një ringjallje në përhapjen e koronavirusit, tha Kryeministrja Erna Solberg të dielën, duke përfshirë një ndalim në të gjithë vendin për të shërbyer alkool në restorante dhe bare dhe për të mos ftuar mysafirë në shtëpi, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch
Vendi Nordik ka parë një rritje të rasteve gjatë muajit të kaluar dhe tani vlerëson se një person i sëmurë infekton 1.3 person mesatarisht, thanë autoritetet.
“Ne shohim më shumë shenja të një vale të re infeksionesh”, tha Solberg në një konferencë për shtyp, duke përmendur festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe shfaqjen e variantit më ngjitës të virusit të identifikuar së pari në Britani. Pra, për të mos pasur një epidemi që është “jashtë kontrollit”, norvegjezët duhet të pezullojnë jetën e tyre shoqërore për dy javët e ardhshme, tha Solberg, qeveria tha se leksionet në universitete do të pezulloheshin deri në 18 janar, me qeverinë që u kërkoi studentëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos kthehen në kampuset e tyre gjatë asaj kohe.
Të enjten, Oslo vendosi teste të detyrueshme COVID-19 për të gjithë njerëzit që mbërrijnë në Norvegji brenda 24 orësh për të ndaluar përhapjen e variantit të koronavirusit të zbuluar së pari në Britani.
Numri kumulativ i rasteve COVID-19 i Norvegjisë për 100,000 banorë ishte në 113.6 në javën 21-27 dhjetor, i katërti më i ulët në Evropë pas Islandës, Greqisë dhe Finlandës, ka thënë Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











