Shkurt.ch
Nju Jorku, me rënie rekorde të numrit të vrasjeve
Janë vrarë 414 njerëz. Ky numër paraqet një rënie rekorde të numrit të vrasjeve, që nga viti 1963, kur ka filluar të mbahet statistika përkatëse
Gjatë vitit që po mbaron, në Nju Jork janë vrarë 414 njerëz. Ky numër paraqet një rënie rekorde të numrit të vrasjeve, që nga viti 1963, kur ka filluar të mbahet statistika përkatëse. Ky rekord është një lajm suksesi për kryebashkiakun e metropolit amerikan, Michael Bloomberg.
Sa për krahasim, në vitin 2011 në Nju Jork janë vrarë 515 veta, që, përkthyer në përqindje i bie se në vitin pasues ka pasur një rënie prej 20 për qind në numrin e vrasjeve. Rekordi i deritashëm për numër të ulët vrasjesh ka qenë ai i vitit 2009, kur qenë regjistruar “vetëm” 471 vrasje.
Ndërkaq, një rekord të palavdishëm, atë të numrit më të madh të vrasjeve, Nju Jorku e ka shënuar në vitin 1990, me 2262 vrasje.
Gjatë vitit 2012 në Nju Jork është shënuar rënie edhe e grabitjeve të dhunshme.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











