Shkurt.ch
Njohja e një gjuhe të vendit, kusht për mjekët e huaj
Punëtorët shëndetësorë nga jashtë duhet të kenë njohuri të gjuhës së vendit ku do të punojnë. Përgjegjës për kontrollimin e zotërimit të gjuhës do të jetë punëdhënësi
Edhe pse Zvicra ka shumë nevojë për mjekë të huaj ajo e sheh si prioritet detyrimin e këtyre mjekëve për ta zotëruar njërën nga gjuhët e vendit. Me rishikimin e ligjit për profesionet mjekësore, ë Parlamentin e Zvicrës (Dhoma e Kantoneve) është propozuar që punëtorët shëndetësorë që vijnë nga jashtë të kenë njohuritë e nevojshme të gjuhës së vendit ku do të punojnë. Përgjegjës për kontrollimin e zotërimit të gjuhës do të jetë punëdhënësi.
Para kësaj, Dhoma Nacionale në sesionin e saj vjeshtor pati vendosur që njohja e njërës nga gjuhët e vendit duhet të jetë kusht për ata që duan të regjistrohen në regjistrin e profesioneve mjekësore, gjegjësisht kusht për ushtrimin e profesionit, shkruan tagesanzeiger.ch. Fjala është për profesionet me shkallë universitare si ato të mjekut, veterinarit, farmacistit ose dentistit.
Por Dhoma e Kantoneve ka kërkesa më modeste. “Propozimi i bërë nga Dhoma Nacionale është i pazbatueshëm në praktikë”, kanë kundërshtuar deputete nga parti të ndryshme. Dhoma e Kantoneve nuk dëshiron kufizimin e dhënies së lejeve për punë, të bazuar në njohjen e gjuhës. Në një rast të tillë rreziku do te ishte shumë i madh që të mos mund të sigurohen mjekë të mjaftueshëm nga jashtme.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











