Kosova
Njofton ambasada gjermane: Pasaporta ju vjen në shtëpi me postë
Pasaporta e juaj dhe vendimi i kërkesës tuaj për vizë të ju dërgohet në shtëpi
Nga data 1 shkurt 2018, ekziston mundësia që pasaporta e juaj dhe vendimi i kërkesës tuaj për vizë të ju dërgohet në shtëpi.
“Përfitoni nga ky shërbim i rehatshëm – nuk ka më pritje të gjata në erë dhe shi gjatë dhënies së pasaportave. Pasaporta juaj ju dorëzohet shpejtë në shtëpinë tuaj!”, njofton ambasada gjermane në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi i plotë
Si funksionon procedura?
Në hyrje të zyrës të vizave (Rr. Azem Jashanica 66) një punonjës i DHL-së do të jetë në dispozicionin tuaj. Ju shkruani adresën e vendbanimit dhe numrin tuaj të telefonit celular. Ju lutemi sigurohuni që të shënoni numrin e saktë të celularit, për arsye se punonjësit e shërbimit DHL mund të ju kontaktojnë në rast së nuk gjendeni në shtëpi.
Ju lutemi dorëzoni zarfin DHL, së bashku me dokumentet e aplikimit për vizë në sportel. Ky zarf do të mbetet në dosjen tuaj gjatë gjithë procedurës së përpunimit të kërkesës suaj për vizë.
Ju lutem vini re se për dërgesën e pasaportës ju nënshkruani një kontratë me shërbimin postar DHL, jo me Ambasadën Gjermane.
Sa kushton ky shërbim?
DHL do t’ju llogaritë një pagesë prej 10 € . Kjo taksë zbatohet ekskluzivisht për dërgesën e pasaportës. Taksat për kërkesën tuaj për vizë vazhdojnë të paguhen në sportelin e sektorit të vizave.
A mund të përdoret një zarf DHL për disa aplikues për vizë?
Po, kjo është e mundur në dy kushte. Nëse:
- Të gjithë personat janë të lidhur familjarisht mes vete dhe
- Të gjithë personat jetojnë në të njëjtën shtëpi. Gjatë paraqitjes së kërkesës tuaj për vizë , ju lutemi theksoni në sportel që dërgimi i pasaportës suaj dhe pasaportave të anëtarëve të familjes tuaj duhet të bëhet së bashku.
A është më e shpejtë procedura për vizë, nëse shfrytëzon shërbimin DHL?
Nëse aplikoni për një vizë Shengen, pasaporta juaj mund të dërgohet menjëherë pas vendimit të kërkesës suaj për vizë. Kjo mund të jetë shumë më e shpejtë se një javë – koha e rregullt e pritjes deri më tani. Nëse aplikoni për një vizë nacionale, përfitoni shumë nga ky shërbim. Koha e përpunimit të vizave nacionale nuk mund të parashikohet. Deri tani ju e keni pranuar thirrjen nga ana jonë pasi që është marrë vendimi për kërkesën tuaj për vizë dhe më pas juve ju është dashur të udhëtoni për në ambasadë për të marrë pasaportën tuaj. Këta hapa të ndërmjetëm mund të hiqen. Pas vendimit të kërkesës suaj për vizë, pasaporta e juaj do t‘ju dërgohet në shtëpi.
Sa kohë i duhet DHL-së që të dorëzojë pasaportën time?
DHL me anë të nënshkrimit të kontratës na ka siguruar që të gjitha dërgesat bëhen brenda 48 orëve në tërë Kosovën.
A mund të heq dorë nga DHL dhe të vazhdoj të marr pasaportën time në ambasadë?
Kjo është e mundur. Dorëzimi i i pasaportave, megjithatë, do të behët vetëm një herë në javë, të enjteve. Sidomos në ditët e para të shërbimit të ri, ju duhet të llogaritni periudha shumë të gjata të pritjes për marrjen e pasaportave.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









