Lajme
Njoftimi nga ambasada për shqiptarët që duan të shkojnë në Francë
Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton se qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që udhëtojnë me linja direkte nga Shqipëria drejt Francës nuk janë të detyruar të paraqesin rezultatet e testit biologjik për praninë e COVID-19
“Bazuar ne dekretin nr.2020-860, datë 10 qershor 2020, të ndryshuar më datë 31 korrik 2020, shtojca 2bis dhe 2ter, të qeverisë së Republikës Franceze, qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që udhëtojnë me linja direkte nga Shqipëria drejt Francës nuk janë të detyruar të paraqesin rezultatet e testit biologjik për praninë e COVID-19 dhe as të bëjnë këtë test në momentin e hyrjes në territorin francez”, njofton Ambasada, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, ambasada e Shqipërisë në Francë thekson se udhëtarët me linja direkte nga Shqipëria drejt Francës, nuk kanë detyrim të izolohen (karantinë), në rast se nuk shfaqin asnjë shenjë që mund të gjykohet si e dyshimtë nga autoritetet e kufirit në Francë.
“Për udhëtarët që fluturojnë nëpërmjet Serbisë apo Turqisë, autoritetet franceze mund të kërkojnë paraqitjen e rezultatit të testit biologjik për praninë e COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose kryerjen e testit me detyrim në momentin e hyrjes në Francë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













