Lajme
Njoftime me SMS për përgatitjen e pasaportës
Qytetarët e Kosovës tash e tutje, do të njoftohen me sms apo e-mail për të marrë letërnjoftimin ose pasaportën. Kjo konsiderohet forma më e avancuar e MPB-së
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) së shpejti do të fillojë t’i njoftojë qytetarët e Republikës së Kosovës përmes sms-së apo email-adresave, për të tërhequr letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës. Sapo të jenë gati dokumentet autoritetet i njoftojnë qytetarët që të shkojnë t’i marrin ato.
Kështu u tha të martën në një njoftim lëshuar nga Zyra për Informim e Ministrisë së Brendshme.
“Qytetarët me rastin e aplikimit për letërnjoftim ose pasaportë, duhet të japin te zyrtarët e MPB-së, numrin e telefonit apo emaill- adresën për ta pranuar këtë njoftim. Më pas ata do të njoftohen që dokument është gati dhe mund ta tërheqë në qendrën e aplikimit, po ashtu qytetarët do të njoftohen nëse ka ndonjë problem teknik me të dhëna dhe duhet të lajmërohen në qendrën e aplikimit për dokumente për t’i kompletuar të dhënat e kërkuara”, thuhet në njoftim.
Me këtë shërbim për qytetarët e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, siç thuhet, është duke ngritë efikasitetin e punës në shërbim të qytetarëve.
Me këtë vendim të MPB-së, do të eliminohen pritjet e gjata të qytetarëve për t’i tërhequr dokumentet e udhëtimit. Deri më tani, për një pasaportë ose letërnjoftim qytetarët kanë pritur nga 10 ditë deri në një muaj. Ndërsa shpeshherë qytetarët kanë shkuar disa ditë rresht për ta tërheqë dokumentin, derisa e kanë marrë vesh se ai është gati.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










