Lajme
Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Gjermani
Njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që gjenden ende brenda territorit te Republikës Federale Gjermane
Të gjithë ju që nuk keni më mundësi të ktheheni në Shqipëri dhe jeni të detyruar të qëndroni në Gjermani deri në rihapjen e mundësive të transportit për Shqipëri, lutemi vini re se kufizimi i qëndrimit për 90 ditë nuk do të çojë automatikisht në penalizimin tuaj nese ju e adresoni këtë situatë pranë autoriteteve respektive të qytetit dhe landit në të cilin po qendroni, para skadimit të afatit të udhëtimit për 90 ditë.
Të vetmet autoritete në Gjermani për të miratuar zgjatjen e qëndrimit në zonën e Shengenit si dhe çdo lloj vize tjetër që mund t´i mbarojë afati brenda kohës që nuk është e mundur udhëtimi jashtë Gjermanisë janë Zyrat e të Huajve (Ausländerämter) të secilit qytet në secilin Land (Shtet Federal).
Lutemi sigurohuni që të merrni kontakt vetë drejtpërdrejt (përmes emailit, faksit, ose me letër me postë të regjistruar, telefonit me Zyrat e të Huajve (Ausländerämter). Kujdesuni që të protokolloni zyrtarisht kërkesen tuaj për zgjatjen e afatit të qëndrimit sipas ligjit në fuqi.
Lutemi ruajeni më shumë kujdes këtë dokument dhe në momentin e largimit nga Gjermani, paraqiteni atë si dhe kopjen e biletës origjinale, të cilën nuk mund ta përdornit për shkak të pezullimit të udhëtimit gjatë kontrollit të pasaportës.
Për shkak të mbingarkesës që kanë zyrat e të huajve (Ausländeramt) në kohën e kufizimeve në lëvizje, ju këshillojmë të kontrolloni faqet respektive të internetit të tyre për të marrë informacion mbi mënyrën e kontaktimit dhe protokollimin zyrtar të kërkesës për zgjatjen e vizës.
Ju lutemi, mos shkoni pranë zyrave pa marrë një informacion të qartë nese mund të shkoni apo nëse ju lejohet të shkoni për të shmangur rrezikun e infektimit tuaj. / Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim