Njoftim nga MPB-ja e Republikës së Maqedonisë
Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Bernë
Ambasada e Republikës së Maqedonisë – Bern
Амбасада на Република Македонија – Б Е Р Н
Botschaft der Republik Makedonien – Bern
Nr. 04-03-1000/2
Data: 30.11.2011
Drejtuar:
Qendrave kulturore, arsimore shqiptare të shtetasve të
Republikës së Maqedonisë në Konfederatën Zvicerane
I nderuari Kryetar,
E nderuara Kryesi, të respektuar bashkëqytetarë,
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, njofton:
– Pasaportat jo-biometrike, të lëshuara para datës së hyrjes në fuqi të Ligjit për dokumentet e udhëtimit për shtetasit e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.19/2007), do të jenë të vlefshme deri më 27.02.2012.
– Sipas ligjit për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftim (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.19/2007 dhe 10/2010), letërnjoftimet e lëshuara para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të jenë të vlefshme deri më 27.02.2012.
– Sipas Ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.54/2007), lejet e drejtimit, të lëshuara para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të jenë të vlefshme deri më 01.10.2012.
Në bazë të informacioneve të lartëpërmendura, qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të detyruar t’i zëvendësojnë dokumentet e vjetra personale jo-biometrike, me dokumente të reja biometrike, deri në afatet e theksuara më lartë.
Shtetasit e Maqedonisë me qëndrim në Zvicër, të cilët do të udhëtojnë në Republikën e Maqedonisë pas 27.02.2012 dhe të cilët posedojnë pasaporta të vjetra jo-biometrike, duhet të vijnë në Ambasadë, me pasaportën e vjetër, 2 fotografi (jo më të vjetra se 6 muaj) dhe 37 Chfr, që të furnizohen me fletëudhëtime.
Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Bernë
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











