Manifestime
„Njeriu me armë”, oratorium për viktimat e luftës në Kosovë
Oratoriumi “The Armed Man – a Mass for Peace” do të shfaqet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në Bettlach, kantoni Solothurn
“The Armed Man – a Mass for Peace” quhet oratoriumi i kompozitorit të njohur britanik Karl Jenkins, i vënë në skenë për herë të parë në vitin 2000 dhe që frymëzimin e bart nga lufta, gjegjësisht drama njerëzore e Kosovës, që bota e kishte parë një vit më parë. Vepra edhe shprehimisht, u kushtohet viktimave të luftës në Kosovë.
Prej atëherë kjo vepër e madhe muzikore është shfaqur me qindra herë në skenat anembanë botës. Ajo përmban në vete pasazhe nga të gjitha religjionet e mëdha botërore.
Më 30 nëntor oratoriumi “The Armed Man – a Mass for Peace” do të shfaqet në St.Klemenzkirche (Kisha e Shën Klementit) Bettlach (Kantoni Solothurn), nën drejtimin e Markus Oberholzer. Një kor i përbërë nga 200 këngëtarë dhe këngëtare do të shoqërohet nga orkestra filarmonike “Europa”. Si soliste do të küüendojë Barbara Erni, mezosopran ndërsa Peter Hüsein Kunz paraqitet si recitator.
Si formë artistike, oratoriumi buron nga tradita e krishterë ndërsa në këtë vepër të veçantë të kompozitorit Jenkins përfshihen edhe këndime nga tradita hebrenje, hinduiste dhe myslimane. Në shfaqje bën pjesë edhe një myezin, i cili deklamon lutje fetare islame, gjë që, kur shfaqja është dhënë në kishë, ka ndodhur të ngjallë edhe reagime.
Por autori dhe trupat që e kanë vënë në skenë kanë sqaruar se synimi i tyre është vënia në pyetje e “luftës në mes të kulturave” gjegjësisht pajtimi në mes të religjioneve.
Oratoriumi jepet më 30 nëntor në orën 19.30 dhe më 1 dhjetor në orën 17.00 në St. Klemenzkirche, Bettlach.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë









