Kosova
“Njëri nga terroristët e vrarë, truprojë e Vulinit”
“Sot është konfirmuar se njëri nga të vrarët, që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviç, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, gjatë vizitës së tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, shkruan Sveçla
Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i jep një tjetër goditje të fortë Beogradit zyrtar dhe pretendimeve të tij se nuk ka gisht në përshkallëzimin e fundit të situatës në veri.
Ministri i brendshëm i Kosovës njoftoi se njëri nga tre agresorët e armatosur serbë, të vrarë të dielën gjatë shkëmbim zjarrit me policinë, është ish truprojë e shefit të Agjencisë serbe të Inteligjencës, Aleksandar Vulin.
“Dje përmes pamjeve video, dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësit të aksionit terrorist Milan Radojiçiç. Ndërkaq, sot është konfirmuar se njëri nga të vrarët, që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviç, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, gjatë vizitës së tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, shkruan Sveçla, përcjell albinfo.ch.
Një ditë më parë Sveçla deklaroi se nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Millan Radoiçic kishte organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre. Ai publikoi disa pamje të marra me dronë, ku siç tha, shihet Radoiçiçi i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar, dhe të veshur me uniforma. Ministri i jashtëm serb reagoi pas publikimit të videos duke thënë se është e “dukshme” që ajo nuk daton nga dita e sulmit në veri të Kosovës. “Nuk kam asnjë informacion nëse personi në video është Radoicic apo jo, vërtet nuk e di”, tha Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë, duke shtuar se sipas tij bëhet fjalë për një mashtrim dhe videoja nuk është e datës 24 shtator, kur ndodhi sulmi.
Një ditë më parë Sveçla tha se nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Millan Radoiçiç ka organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre.
Ai ka publikuar pamje me dron, dhe aty pretendohet se shihet Radoiçiç i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar, dhe të veshur me uniforma.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











