Lajme

Njerëzit në Zvicër janë optimistë për jetën e tyre në vitin 2024

Edhe pse popullsia zvicerane pret një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme në të ardhmen, besimi i tyre në një jetë të mirë personale nuk lëkundet, përcjell albinfo.ch.

Këto janë gjetjet e sondazhit “Hope Barometri”, i kryer nga një universitet.

Ndërsa shumica e të anketuarve (67.6 për qind) shprehën shqetësimin për evolucionin e politikës globale dhe ngjarje të tjera në vitin 2024, ata mbeten pozitivisht të palëkundur për jetën e tyre.

“Ka një mospërputhje të madhe midis asaj që zviceranët presin nga jeta e tyre personale dhe mënyrës se si ata e vlerësojnë të ardhmen e botës”, vuri në dukje autori i studimit, Andreas Krafft.