Njerëzit fillojnë të “marrosen” kur bëhen 45 vjeç!
Fuqia intelektuale si te meshkujt ashtu dhe te femrat në mes të moshës 45 dhe 49 vjeçare bie për 3.6 për qind!

Deri më tash është menduar se procesi i uljes së shkallës së inteligjencës te njerëzit fillon vetëm pas moshës 60 vjeçare ndërsa një studim i publikuar dje nga “British Medical Journal” e shtyn shumë përpara këtë proces.
Për të arritur në këtë konstatim, ekspertët nga University College London dhe Inserm-Instituti francez kanë përcjellë për më shumë se 10 vite mbi 7000 femra dhe meshkuj të moshës nga 45 në 70 vjeçare. Pjesëmarrësit në këtë hulumtim janë testuar tri herë gjatë kësaj kohe. Me këtë rast është bërë vlerësimi i aftësive të kujtesës, fjalori, mendimi logjik dhe aftësia e shprehjes gjuhësore.
Rezultati që ka dalë nga këto testime është pak a shumë dëshpërues. Fuqia intelektuale te meshkujt në mes të moshës 45 dhe 49 vjeçare bie për 3.6 për qind. Ndërsa në grupmoshën 65 deri 70 vjeçare të meshkujve, kjo rënie është 9.6 për qind.
Po kështu edhe te femrat nga 45 deri në 49 vjeçe është shënuar rënie e aftësive intelektuale për 3.6 për qind. Ndërkaq, te grupmosha 65-70 vjeçare e femrave, rënia e këtyre aftësive është 7.4%, që do me thënë më e vogël se te moshatarët e tyre të gjinisë tjetër.
Aftësia për të menduar dhe për të kuptuar, fillon të bjerë në moshën e mesme dhe kjo rënie shkon duke u shpejtuar gjithnjë më shumë, kanë vlerësuar ekspertët.
Sipas udhëheqëses së studimit, Archana Singh-Manoux njohuritë e reja mund shërbejnë, për të luftuar me kohë fenomenin, para së gjithash, përmes medikamenteve.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit