Muzikë
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
Fiona Llapashtica, një model frymëzues për shumë të rinj e të reja që aspirojnë të ndjekin ëndrrën dhe karrierën artistike
Fiona është një vajzë e thjeshtë, e çiltër, pozitive dhe shumë e dashur për të gjithë. Ajo shquhet për zërin e saj të fuqishëm, madje u komentua edhe për intonacionin dhe ngjyrat e saj të zërit kumbues.
Ajo zotëron energji pozitive, optimizëm dhe shumë vetëbesim. Ajo jeton në Vjenë dhe përveç gjuhës gjermane, e flet bukur dhe rrjedhshëm edhe gjuhën shqipe.
Fiona interpreton këngë të zhanrit pop-jazz. Ajo ka realizuar disa paraqitje në Vjenë dhe së fundmi ka bërë shumë “zhurmë” edhe në Kosovë, duke marrë pjesë në “International Opera Festival” në Prishtinë.
Vjena, qytet i kulturës dhe i artit
Fiona ka lindur dhe është rritur në Vjenë. Dashuria që ajo ka për Austrinë është e madhe, pasi aty po kalon vitet më të mira të jetës së saj.
Rrjedh nga një familje artistësh shqiptarë. Prindërit e saj janë me prejardhje nga Prishtina. Në fakt, babai i saj është Agimi, një muzikant i njohur i skenës shqiptare në Kosovë dhe Austri.
Fiona ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në Institutin e të Verbërve në Vjenë, më pas ka përfunduar shkollimin për dy vjet në Schubert Konservatorium.
Si e vogël kishte tipare të zërit kumbues dhe me kalimin e kohës ajo zgjodhi të zhvillojë tutje këtë dhunti.
Duke e parë talentin e saj, prindërit e mbështetën Fionën, duke e dërguar në disa shkolla të muzikës për ta zhvilluar si artiste.
Ndërkohë sa i përket jetës dhe shoqërisë në Austri, Fiona thotë për Albinfo.at se “sistemi social në Austri është shumë i mirë, çdo njeri e ka mundësinë e zhvillimit të tij si personalitet, mundësi shkollimi dhe në përgjithësi e vlerësoj hapësirën që i jepet gjithsecilit për të arritur aty ku do”.
Prishtina, vendi ku Fiona dhuroi një paraqitje dinjitoze
Prishtina është qytet shumë i dashur për Fionën dhe njëkohësisht është vendlindja e prindërve të saj.
Vera për të ishte shumë produktive, pasi kësaj here ajo ishte pjesë e Masterclass-it, të artistit me renome botërore, Ramë Lahaj, duke dëshmuar potencialin e saj të një artisteje të vërtetë.
Ajo e përshkruan pjesëmarrjen në “International Opera Festival” (Festivalit Ndërkombëtar të Operës) si një nga përvojat më të mira në rrugëtimin e saj artistik dhe njëkohësisht edhe më emocionues.
“Pa dyshim që koncerti në Prishtinë “International Opera Festival” ishte për mua më i miri dhe njëkohësisht më emocionues. Ka qenë koncert shumë i mirë, eksperiencë e mirë dhe njerëzit kanë qenë shumë të ngrohtë. Kur jam në skenë, jam shumë e emocionuar, sepse njerëzit kanë ardhur të më shohin dhe të më dëgjojnë mua dhe kur filloj të këndoj, krijohet një atmosferë shumë e bukur”.
Fiona ka treguar ekskluzivisht për revistën Albinfo.at se është ftuar sërish të jetë pjesë e Masterclass-it për vitin 2025.
Nga muaji shtator Fiona Llapashtica ka filluar studimet për Opera në Shkollën e Muzikës Klasike në Vjenë. Po ashtu, ajo do të jetë pjesë e disa koncerteve edhe në Vjenë, të programuara nga vetë shkolla.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













