Shkurt.ch
Një viktimë e “Depakin”-es paraqet ankesë penale kundër CHUV-it
Një qytetare e kantonit të Vaud-it paraqiti një ankesë penale kundër spitalit të CHUV-it, mjekëve si dhe kundër kompanisë farmaceutike “Sanofi”. Ajo i akuzon ata se nuk e kanë paralajmëruar për rreziqet e fetusit me marrjen e antiepileptikut “Depakin” gjatë shtatzënësisë së saj.
Kjo është ankesa e parë penale e paraqitur në Zvicër në kuadër të skandalit shëndetësor të “Depakin”-es, tha të dielën për ATS Jessica Jaccoud, avokate e ankueses.
Ankesa për lëndime të rënda trupore prek spitalin e CHUV-it, i cili siguroi monitorimin gjinekologjik të shtatzënësisë së graus së lartpërmendur, si dhe mjekët e viktimës dhe Spitalin Riviera-Chablais, ku ajo lindi. Ajo gjithashtu synon filialin në Vernier (GE) “Sanofi”, firma farmaceutike franceze, e cila komercializon këtë produkt.
“Që adoleshente, klientja ime merr ‘Depakinë’”
“Që adoleshente, klientja ime merr ‘Depakinë””, thotë avokatja. Dy fëmijët e saj të lindur në vitin 2002 dhe 2004 paraqesin probleme serioze në lidhje me njohuritë konjitive si dhe me autizmin dhe janë të regjistruar në një institucion special”, tregon avokatja. “Asnjë pediatër, asnjë mjek nuk ka përmendur një lidhje të mundshme mes këtij hapi dhe keqformimeve të mundshme të fëmijëve”.
Gjatë dy shtatzënësive të saj, personeli mjekësor e ka informuar për rreziqet, siç mund të jenë keqformimi i buzës, apo i ashtuquajturi “spina bifida”. Pas ultrazërit prej tre muajsh, ajo u sigurua nga mjekët se nuk do të ketë defekte”, shpjegon znj. Jaccoud.
Më problematike, thotë ajo, është se neurologu, në atë moment, i ka rritur ende dozat e këtij hapi, i cili gjithashtu ka ngritur rrezikun e patologjive. Nëna e lartpërmendur arrin të bënë lidhjen në mes të këtij medikamenti dhe gjendjes së fëmijëve të saj vetëm më vonë.
“Interesante është numri i madh i rasteve në Zvicër, ku kjo formë mjekimi jepet në një shkallë të madhe”, vë në pah avokatja. Klientja e saj ka krijuar edhe një shoqatë, “EnfantsDepakine-Suisse.ch” për të mbështetur ata që janë prekur nga ky fenomen dhe për të parandaluar rrezikun lidhur me „valproate“, substancë që përmban ky ilaç.
I kontaktuar të dielën nga mediat, spitali i CHUV-it ka thënë të mos ketë marrë akoma ankesën penale.
Efektet janë të njohura që shumë kohë
“Depakine” është i autorizuar që nga viti 1970 në Zvicër. Një studim nga ana e Neonatologjisë e kompanisë zvicerane tashmë ka vërejtur në vitin 2001 një lidhje në mes të këtij medikamenti dhe autizmit. “Swissmedic” në vitin 2015 paralajmëroi për rrezikun e keqformimit të fetusit gjatë shtatzënësisë.
Në Francë skandali vazhdon të marrë hov. Pas procedurave të shumta, një veprim grupor është lansuar në fund të vitit 2016 nga Shoqata e Viktimave të ‘Depakin’-es kundër “Sanofit”, në mënyrë që të marrin kompensim për dhjetëra-mijëra fëmijë të prekur nga ky medikament kur ishin në barkun e nënës së tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










