Shqipëria
Një i vdekur dhe një i plagosur në Tiranë
Një i vrarë dhe një i plagosur, është bilanci i një atentati që ka ndodhur mbrëmë në Tiranë. Emiliano Boçi, 32-vjeçar, është qëlluar me mori plumbash derisa po hipte në makinën e tij, ndërsa i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Melvin Disha.
Policia thotë se nga hetimet e para rezulton që viktima ka një të shkuar kriminale, përcjell albinfo.ch.
Ai ka qenë i dënuar për tentativë vrasje dhe kishte 2 vjet që ishte liruar nga burgu. 32-vjeçari Boçi kohët e fundit kishte qëndruar edhe jashtë vendit, ku ka dyshime se është përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Nga deklarimet e dëshmitarëve policia dyshon se autori i atentatit ka përdorur një pistoletë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna. Policia po heton edhe konflikte të tjera të viktimës, pasi nuk përjashtohet mundësia e vrasjes për motivet e hakmarrjes apo ajo për shkak të pazareve të drogës.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










