Një Universitet për Prizrenin
Ish-drejtori i Skollës së Lartë në Bremen të Gjermanisë, Ronald Mönch, është duke bërë një punë grandioze në Kosovë: Në Prizren ai është duke ndihmuar në ndërtimin e një shkolle të re të lartë, shkruan „Die Zeit“.
Universiteti i Prizrenit është i vendosur në një ish-zonë industriale në periferi të qytetit, mu në jug të Kosovës. Në kampusin e pluhurosur qëndrojnë disa grupe studentësh dhe bisedojnë, shumëçka ka ndodhur. Shihet qartë nevoja e rinovimit të tij. Megjithëse ekziston një gjendje e improvizuar, disponimi i studentëve është në nivel të duhur. Në një lokal të tij është duke u mbajtur një seminar i gjermanistikës, studimi më i preferuar në këtë universitet. „Me dëshirë do të punoja më vonë për KFOR-in“, deklaron një studente.
Disa nga studentët si duket dremisin gjatë ligjëratës, pasi ata më parë kanë jetuar ndonjëherë në ndonjë vend gjermanofolës.
KFOR-i ende është punëdhënësi më i madh i këtij qyteti, i cili me 170.000 banorë është i dyti për nga madhësia në Kosovë. Në nëntor të vitit të kaluar, UPZZ i kishte hapur portat e saj. „Për një kohë të shkurtër ne e ngritëm nga themeli“, deklaron Ronald Mönch. Ai është drejtor gjerman i shkollës së lartë dhe i pranishëm tashmë një vit. Interesimi i studentëve edhe më tej është shumë i madh, deklaron ai. Kjo ka të bëjë me konkurrencën e lartë në tregun e punës dhe me strukturën demografike të popullatës. “Kosova e ka popullatën më të re në Evropë“, vazhdon profesori.
Më shumë se 3.000 studentë janë të regjistruar në shkollën e lartë. Mönch, ish-dekani i Shkollës së Lartë në Bremen, në Kosovë është duke bërë një punë grandioze, në vend se të përjetojë kënaqësinë e pensionit të tij.
„Financiarisht, puna ime aspak nuk ka llogari, por jam duke shfrytëzuar disa fonde rajonale“, thotë ai. Së bashku me një asistent, ai është duke u munduar që Universitetin e Prizrenit ta futë në standardet evropiane, në mënyrë që absolventët të kenë ndonjë ardhmëri më të mirë. Gjatë kësaj ai kishte duruar shumë gjëra, ndërsa me një të qeshur ai tregon për sulmet e shtypit lokal lidhur me ndarjen e vendeve të studimit. Ai ka pasur kritika edhe nga udhëheqja e Universitetit, ndërsa 22 profesorë kishin kërkuar largimin e tij, duke e fajësuar për trasnparencë të pamjaftueshme. Por, këmbëngulja e tyre mbeti pa sukses.
Në fund profesori deklaron se në Kosovë ka një numër të madh gjermanistësh, të cilët nuk do të mund të gjejnë vend pune. Ai është duke u angazhuar që të futë një drejtim tjetër studimi, që ka të bëjë me teknikën e mjekësisë dhe mekatronikën. „Me këtë, studentët kosovarë, si në Kosovë, po ashtu edhe jashtë saj kanë gjasa më të mira për një vend pune“, përfundon Ronald Mönch.
E-Diaspora
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande...
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€