Lajme
Një trend në TikTok, rrezik që udhëtarët të humbasin fluturimet
Një trend i ri në rrjetin social TikTok, i njohur si “teoria e aeroportit”, po sfidon udhëtarët që zakonisht arrijnë në aeroport shumë herët. Ideja që qëndron pas këtij trendi është që, në vend që të mbërrijnë me orë të tëra paraprakisht, udhëtarët të paraqiten në aeroport vetëm 15 deri në 20 minuta para nisjes së fluturimit.
Sfida konsiston në faktin që, nëse keni kryer “check-in” elektronikisht dhe udhëtoni vetëm me bagazh dore, mund të kaloni shpejt sigurinë dhe të arrini në kohë te porta e imbarkimit.
“Teoria e aeroportit synon të verifikojë nëse është me të vërtetë e nevojshme të arrish në aeroport shumë herët për të kapur fluturimin”, shpjegon Betsy Grunch, një neurokirurge me 2.4 milionë ndjekës në TikTok.
Disa influencerë me miliona ndjekës kanë provuar me sukses këtë sfidë, duke kaluar të gjitha procedurat për vetëm disa minuta dhe duke arritur fluturimet e tyre në kohë.
Megjithatë, kjo teori nuk rekomandohet për ata që udhëtojnë nga zona metropolitane apo aeroporte shumë të ngarkuara.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit – i gjashti më i ngarkuari në SHBA gjatë vitit 2023 – autoritetet theksojnë se këshilla për të arritur në aeroport 2 deri në 3 orë përpara nisjes mbetet e vlefshme, për shkak të mundësisë së vonesave të paparashikuara si moti i keq apo probleme me transportin e brendshëm, raporton CNN, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










