Tematike
Një “Spitex” për të huajt
"Spitex" reagon ndaj sfidës më të re me një projekt për një “Spitex migrantësh” që është në fazën e testimit. Projekti stimulon ekskluzivisht punëtorë/et e spitex-it me prejardhje të huaj

Sipas statistikave më të reja sot në Zvicër jetojnë së paku 150 mijë të huaj të moshës mbi 65 vjeçare. Afërsisht po kaq i madh është edhe numri i shtetasve zviceranë me prejardhje të huaj që kane mbushur këtë moshë. Ndërsa parasheh që në vitin 2020 numri i njerëzve me moshë të pensionimit të mbërrijë në 400 mijë.
Këto shifra paraqesin sfidë për shërbimin ekstern shëndetësor zviceran Spitex. Ky shërbim i shpërndarë në gjithë Zvicrën, i cili ofron përkujdesje shëndetësore për të moshuarit në shtëpitë e tyre po përballet me një numër në rritje të pacientëve me prejardhje të huaj. Dhe kjo është një vështirësi shtesë për punën e tyre.
Siç dëshmon një studim i realizuar me porosi të Forumit Nacional për Pleqërinë dhe Migracionin, “punëtorët e Spitex-it janë shumë pak të aftësuar për t`iu përgjigjur nevojave të të moshuarve të huaj. Këtë e pohon udhëheqësja e studimit Johanna Kohn ka thënë për gazetën “Schweiz am Sonntag”.
Arsyeja kryesore për këto vështirësi qëndron në mungesën e njohurive gjuhësore në të dyja anët. Prandaj Kohn është e bindur se nevojiten infermierë/e me arsim transkulturor dhe me njohuri të mira të gjuhëve të huaja, për një qasje më të mirë ndaj familjeve të migrantëve. Së bashku me Kryqin e kuq ajo ka hulumtuar se sa e shfrytëzojnë spitex-in të huajt nga Italia dhe vendet e ish Jugosllavisë.
Përfundimi që ka dalë nga studimi thotë se në këto rrethe janë më shumë familjarët ata që ndihmojnë të moshuarit. Më së shpeshti bashkëshortet, bijat ose rejat. Ata/ato ngurrojnë tüe kërkojnë ndihmesën profesionale, pra në këtë rast shërbimet e Spitex-it. Nga njëra anë këtë e konsiderojnë si të turpshme dhe nga ana tjetër për ta obligimi i familjes për përkujdesje ndaj të moshuarve vlerësohet shumë lartë.
Por megjithatë situata ka filluar të ndryshojë drejt mbështetjes në shërbimet profesionale.
Këtë ndryshim e kanë identifikuar edhe në Spitex. “Në të ardhmen rastet e sëmundjeve pritet të jenë më komplekse si nga aspekti mjekësor ashtu dhe nga ai social”, thotë zëdhënësja Isabel Küffer. Por, ka thënë ajo, vështirësi të veçanta paraqiten për ë plotësuar kërkesat e të moshuarve të huaj që infermieri të jetë i gjinisë së njëjtë. Kjo për faktin se shumica e madhe e infermiereve/kujdestareve janë femra.
Kjo organizatë reagon ndaj sfidës më të re me një projekt për një “Spitex migrantësh” që është në fazën e testimit. Projekti stimulon ekskluzivisht punëtorë/et e spitex-it me prejardhje të huaj. Kjo nënkupton që shërbimi i jashtëm spitalor ne kuadër të këtij projekti të bartet vetëm nga migrantët. Rezultatet e para pritet të vlerësohen në verën e vitit 2014. Në këtë projekt janë të përfshira dy shërbime pilot në Zvicrën gjermane dhe në atë franceze.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri