CH-Ballkani
Një sihariq për Ramush Haradinajn nga SHBA
Çifti Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump me rastin e festave të fundvitit. Ramush Haradinaj e ka uruar edh e sekretari i Shtetit, Rex Tillerson
Derisa kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të pres vizën për udhëtim në SHBA, ai sot mori një sihariq pikërisht nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, të cilët e urojnë Haradinajn dhe bashkëshortja e tij, Anitën me rastin e festave të fundvitit.
Çifti Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump. Po ashtu, kryeministri Haradinaj, thotë të ketë marrë telegram falënderimi nga sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, për mbështetjen e Kosovës në luftën kundër terrorizmit.
“Sot, pata nderin e veçantë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot, po ashtu, kam pranuar telegram nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në të cilin, ai më falënderon për mbështetjen personale, por edhe institucionale të shtetit të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës”m shkruan Ramush Haradinaj në facebook, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











