Integrimi
Një shtëpi e re për Leonesën
Si pasojë e vendimit për dëbim familjes së Leonesës i ishte marrë edhe e drejta për të pasur banesë

Edhe një ndryshim për të mirë në rastin e Leonesës, vajzës 12 vjeçare nga Kosova me qëndrim në Austri. Vajza e talentuar që ndjek mësimet në shkollën Sir karl Popper, më e suksesshmja për lëndën e gjermanishtes në klasën e saj, kohë më parë duhej, bashkë me familjen, të dëbohej nga Austria.
Si pasojë e vendimit për dëbim familjes së Leonesës i ishte marrë edhe e drejta për të pasur banesë. Me fjalë tjera, ata po mbeteshin strehë.
Por pasi që me presionin e madh të shkollës dhe të opinionit, vendimi është anuluar (së paku përkohësisht), janë paraqitur edhe organizata dhe shoqata për të ndihmuar këtë familje. Kështu, shoqata “Ekonomia për integrimin” ia ka siguruar asaj një kulm të ri mbi kokë. Me këtë veprim, ajo i ka mundësuar familjes shqiptare që të kalojë ditët e festave brenda mureve të shtëpisë. Kjo dhuratë ka ardhur pikërisht në kohën e duhur.
“Pas shqetësimeve dhe frikës nga kërcënimi për dëbim, ne ndiheshim të zbrazët dhe të ligështuar. Për fat tash kemi sërish dyshemenë nën këmbë”, thonë në këtë familje. Leonesën dhe familjen e saj e ka ndihmuar mjaft shumë edhe Caritasi, i cili ia ka mobiluar banesën e re.
E-Diaspora
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris Të dy dëshmuan talent, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje...
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri