Lajme
Një shtetas i Kosovës në mesin e të rinjve që kanë sulmuar pedofilët e dyshuar
Gjashtë të akuzuarit janë midis 14 dhe 18 vjeç dhe vijnë nga Zvicra, Kosova, Italia, Gjermania dhe Iraku
Gjashtë “gjuetarë” të dyshuar pedofilësh, të moshës 14 deri në 18 vjeç, janë arrestuar në Embrach. Ata joshnin burra të tjerë në takime dhe pastaj i rrihnin dhe i plaçkisnin. Aktet e dhunshme u kryen në Embrach, Cyrih.
Pas hetimeve të gjera, Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi pesë autorë të dyshuar të martën, sipas një deklarate të lëshuar të enjten në mbrëmje, transmeton albinfo.ch. Një i dyshuar tjetër ishte tashmë në paraburgim. Gjashtë të akuzuarit janë midis 14 dhe 18 vjeç dhe vijnë nga Zvicra, Kosova, Italia, Gjermania dhe Iraku.
Incidenti i parë ndodhi më 29 nëntor kur individë të panjohur joshën një zviceran 21-vjeçar në Embrach me pretekstin e një takimi me një vajzë që dyshohet se është në moshë të mitur. Atje, i u sulmua dhe ju shkaktuan lëndime nga goditjet dhe shqelmat në kokë dhe trup.
Dy incidente të ngjashme ndodhën në Embrach në fillim të dhjetorit dhe përsëri në fillim të janarit. Dy fganë, njëri 18-vjeçar dhe tjetri 20-vjeçar u sulmuan, u lënduan dhe u grabitën. Policia beson se i njëjti grup autorësh është përgjegjës për të gjitha incidentet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












