Bota
Një shqiptar në gjendje të rëndë në Athinë
Pas zjarreve të cilat kanë kapluar Athinën, një shqiptar është në gjendje të rënde, gjashtë të tjerë kanë kryer trajtimin mjekësor.
Ekipet e shpëtimit në Greqi po vazhdojnë kontrollet për njerëzit që rezultojnë ende të zhdukur në zonat e shkatëruara nga zjarret vdekjeprurëse.
Zyrtarët njoftuan dhe një tjetër person të vdekur të identifikuar, që e çon numrin e tyre në të paktën 82. Si pasojë e zjarreve që përfshinë zonat bregdetare rreth Rafinës 187 persona u plagosën.
Anëtarët e familjeve të personave që nuk janë gjetur, kanë shkuar në morgun e Athinës. Autoritetet thonë se disa prej trupave janë djegur aq keq saqë për identifikimin e tyre do të jetë e nevojshme marrja e mostrave të ADN-së.
Sipas llogaritjeve paraprake rreth 300 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë nga zjarret.
Ngjarja ka shkaktuar zemërim publik për reagim të ngadaltë të autoriteteve. Por sipas zyrtarëve, erërat e forta në zonë ishin një nga faktorët që e bëri të vështirë kontrollin e zjarrit, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Pas ngjarjes së rëndë të martën Kryeministri Alexis Tsipras njoftoi tre ditë zie kombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve















