Lajme
Një shqiptar i plagosur pas një sherri për motive të ulëta me një bashkatdhetar tjetër
Në Itali, një shqiptar ka përfunduar i plagosur pas një sherri për motive të dobëta me një bashkatdhetar tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Itali, ndërsa mësohet se autori është vendosur në pranga, transmeton albinfo.ch.
Të dy shqiptarët janë të moshës 40-vjeçare dhe fqinj me njëri-tjetrin. Fillimisht mes të dyve kanë pasur një debat të fortë me fjalë. Por zërat janë nxehur aq shumë saqë kanë shkuar deri në përdorimin e thikës.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se njëri prej tyre po digjte disa shkurre në oborrin pranë shtëpisë, por tymi ka shkuar në shtëpinë e tjetrit. Ky i fundit është irrituar shumë nga ajo që ka ndodhur.
Ai i ka kërkuar që të fikte zjarrin. Por bashkatdhetari nuk ka reaguar. Si rezultat kanë përfunduar duke sharë njëri-tjetrin. Në fund ia lanë radhën veprimit.
Një prej tyre e goditi tjetrin me thikë në shpatull. Familjarët e të plagosurit lajmëruan menjëherë urgjencën. Ndërsa policia ndërhyri dhe arrestoi autorin. Ky i fundit akuzohet për tentativë vrasjeje.
Sa i përket të plagosurit, ai ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, pasi asnjë organ vital nuk iu prek nga goditja me thikë.
Mediat italiane nuk i kanë bërë të ditura emrat e shqiptarëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












