Uncategorized
Një qytet i ndërtuar në Mars pas 100 vjetësh?
"Projekti, i cili duhet të quhet ‘Mars 2117’, ka në plan të krijojë një miniqytet dhe një komunitet në Mars nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar”

Emiratet e Bashkuara Arabe, EBA, planifikojnë të ndërtojnë një qytet ndërkombëtar shkencor në “Planetin e kuq” më 2117. Shikoni fotot e këtij projekti.
Nëndrejtori i EBA-s ka zbuluar planet e tij për të ndërtuar një qytet të vogël në planetin Mars. “Projekti, i cili duhet të quhet ‘Mars 2117’, ka në plan të krijojë një miniqytet dhe një komunitet në Mars nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Sheikh Mohammed, i cituar nga France24. “Mars 2117” përfshin një përpjekje të madhe të universiteteve tona të shkencës hyjnore. Ne duam të zhvillojmë një pasion për inovacione në hapësirë me brezin e ri”.
Kështu që EBA do të inkurajojë të rinjtë e vendit të saj që të punojnë për këtë projekt, i cili synon pushtimin e planetit Mars, dhe këtë tre vjet pas hapjes së agjencisë kozmike në vend. Para se të mund të konsiderojnë realisht këtë projekt, shkencëtarët do të duhet të gjejnë një mënyrë për të arritur më shpejt në “Planetin e kuq”. Shqetësimi tjetër është zbulimi i mjeteve për ushqim dhe strehim, ku klima është e thatë dhe e ftohtë, e cila është veçanërisht armiqësore. “Projekti Mars 2117 është një farë që e mbjellim sot për të korrur përfitimet e gjeneratave të reja të udhëhequra nga një pasion për shkencën dhe përparimin e njohurive të njeriut”, siguroi Sheikh Mohammed. Ai shpreson se projekti do të mund të përdoret nga shkencëtarët në Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe në mbarë botën.
E-Diaspora
-
Mësojmë Shqip në Diasporë Gjuha përbën themelin e identitetit të një kombi. Për këtë ajo duhet ruajtur e përcjellë ndër...
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht