Shkurt.ch
Një punëtor humb jetën në aksidentin e teleferikut në Titlis
Në aksidentin e rëndë të punës që ndodhi sot në një teleferik në pikën turistike Titlis ka humbur jetën një punëtor. Siç bën të ditur policia, gjithsej gjashtë persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident i cili ndodhi gjatë punimeve për kontrollimin teknik të teleferikut.
Shefi i ndërmarrjes “Titlis-Bahnen” që menaxhon këtë qendër teleferikësh ka thënë për Agjencinë e Lajmeve Keystone-SDA se të aksidentuarit nuk janë turistë por punëtorë të ndërmarrjes në fjalë. Ai ka theksuar se mungojnë informacionet shtesë, të cilat mund të pasojnë më vonë, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave të ndryshme, në vendin e aksidentit janë angazhuar edhe disa helikopterë shpëtimi.
Aksidenti ka ndodhur në Gerschnialp, që është sipër pikës turistike Engelberg në Zvicrën qendrore. Shkaktare e aksidentit thuhet të ketë qenë përpjekja për prerjen e një kablloje të teleferikut.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











