Lajme
Një projekt që sjell shpresë për të rinjtë e papunë të Shqipërisë
Shumë punëtorë të rinj shqiptarë të cilët kthehen në shtëpi pas humbjes të punët së tyre jashtë vendit për shkak të krizës ekonomike. Shumë prej tyre, duhet të rifitojnë një një vend në tregun lokal të punës gjë që është e vështirë. Një projekt i ILO-UNDP ka ndihmuar ata të përmbushin këtë sfidë.
Jorilda dhe Edi Pepa kanë punuar në fushën turistike në Santorini, një ishull në detin Egje, derisa para dy vjetësh kriza greke vjen e troket edhe në derën e tyre.Pasi që humbin punën në Greqi, ata vendosën të kthehen në Shqipëri dhe të hapin një kafene në qytetin e Lezhës.
Familja e Edit ka gjithashtu tre hektarë tokë në fshatin e tyre Malsi, i vendosur në komunën Kolsh. Toka e tyre ishte lënë e papunuar për disa vjet dhe çiftit i mungonte përvoja dhe fonde për të investuar në të.
Një ditë ata u takuan me ekspertë nga projekti i ashtuquajtur ILO-UNDP (Local Level Responses to Youth Unemployment Challenges, Përgjigje lokale në lidhje me problemet e papunësimit të të rinjve). Që nga ky moment fati i çiftit ndryshon. Ekspertët ndihmojnë çiftin e palodhshëm që të transformojnë tokën e tyre në një tokë të punueshme. Këtë vjeshtë ata kanë bimët e tyre për herë të parë.
Trajnimi nuk i ka mësuar ata që të kultivojnë bimët dhe barnat terapeutike dhe medicinale, por ky trajnim i ka mësuar ata se si të ndërtojnë një biznes afatgjatë.
Gjysma e të kthyerve janë të papunë
Jorilda dhe Edi Pepa janë dy nga 130.000 emigrantët shqiptarë që janë kthyer në shtëpi për tre vjetët e fundit. Shumica e tyre janë kthyer nga Greqia dhe Italia, ku ekonomitë janë zhytur në krizën e borxhit të Bashkimit Evropian.
Një studim i përbashkët i kreer nga ana e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT) dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), tregon se 50 për qind e emigrantëve të kthyer në Shqipëri janë të papunë.
Ata përballen me një luftë të ashpër për të rihyrë në tregun vendës të punës, i cili është veçanërisht i vështirë për të rinjtë e moshës 15 deri 29 vjet.
Tek të rinjtë 33,5 për qind janë të papunë, pothuajse dyfish më shumë se të rriturit, të cilët janë 17,7 për qind.
Të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Zvicër, projekti ILO-UNDP mbështet të ashtuquajturat pakte territoriale të punësimit (PTE) në të tri rajonet veriore të Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit, të cilst janë ndër më të varfërat e Shqipërisë.
Këto pakte janë themeluar në partneritet kontraktual të bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm në nivel lokal për të ndihmuar ata të kapërcejnë problemet e mëdha në mesin e komuniteteve të tyre në një mënyrë më të koordinuar dhe me pjesëmarrjen e tyre.
“Projekti ka forcuar kapacitetet lokale për të zbuluar dhe trajtuar problemin e papunësisë rinore, duke dhënë shembuj praktikë të asaj që mund të bëhet”, thekson zonja Teuta Zejno, koordinatore kombëtare i projektit për ILO-në.
Lufta kundër papunësisë së të rinjve
Krijimi i këshillave rajonale për punësim ishte vendimtar në luftën kundër papunësisë.
“Ekspertiza e ILO-s na ndihmoi për të krijuar organe vendimmarrëse për të adresuar problemin e papunësisë”, thotë Andrea Jakova, anëtare e Zyrës Rajonale të Punësimit, që përfaqëson Këshillin e Qarkut të Shkodrës. “Në këtë mënyrë, ne mund të tërheqim më shumë fonde dhe madje edhe mund të përfitojmë nga fondet e kohezionit të BE-së në të ardhmen”.
Projekti ka krijuar 420 vende pune për të rinjtë në sektorin privat, ndërsa 166 të trajnuar janë vetëpunësuar. Këto rezultate premtuese ilustrojnë agjendën e re të ILO-s, i cili është në favor të një migrimi të drejtë që përfshin shtyllën strategjike si nevojë për të krijuar mundësi të tjera për punë të denjë në vendlindje, në mënyrë që emigrimi të mos jetë një detyrim, por një opsion.
Migrimi i drejtë gjithashtu pranon se mbrojtja e punëtorëve emigrantë në fakt mund të sjellë fitime më të gjera, të rëndësishme në të dy vendet e origjinës dhe në vendet e destinacionit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për emigrantët e rinj që punojnë në mënyrë që të forcojnë trajnimin e tyre.
“Ne kemi identifikuar turizmin dhe bujqësinë si fusha prioritare dhe kemi shkruar Paktin e Territoriale Punësim për qytetin e Lezhës, e cila përfshin disa masa për të nxitur punësimin e të rinjve dhe për të reduktuar incidencën e punësimit informal”, thotë Jak Gjini, koordinator lokal i projektit në Lezhë.
Ndërkohë, Jorilda dhe Edi Pepa zhvillojnë aktivitetet e tyre bujqësore. “Vitin e ardhshëm ne gjithashtu duam të mbjellim livando dhe të fillojmë një bletari të vogël”, shton Jorilda.
Teknologji e nivelit të lartë aty ku ju nuk e prisni
Në Kukës, në një rajon malor në kufirin me Kosovën, toka e punueshme është e pakët.
Ndërsa disa të kthyerit gjithashtu merren me tokë sikur Jorilda dhe Edi Pepa, Ingrid Shyti ka pasur një ide tjetër. Ajo është diplomuar në ekonomi në Universitetin e Tiranës, por pasioni i saj i vërtetë është teknologjia web.
Kur ajo është kthyer në vendlindjen e saj, është bashkuar me mikun e saj, Gentian Guska, për të trajnuar të rinjtë lokalë në zanatet e web-it, falë mbështetjes së projektit ILO të UNDP-së.
“Plani ishte që unë të siguroj mbështetjen teknike për klientët në Tiranë, ndërsa Gentiani dhe ekipi në Kukës menaxhonin web faqet”, tregon ajo. Ata përfundimisht fituan konkursin “Gjetja e ideve të qëndrueshme të biznesit”, nisur në kuadër të Paktit Territorial të Punësimit në Kukës.
Në varësi të planit të biznesit, projekti i dha Ingrid Shytës një financim që do të mbulojë qiranë dhe tarifat e një viti për të blerë më shumë kompjuterë për zyrën e tyre, e cila i ndihmoi ata të nisin një kompani të teknologjisë së lartë dhe të transferojnë ekspertizën e saj në një zonë ku askush nuk pritet për ta gjetur atë.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











