Kosova
Një prift gjerman ndihmon 30 familje skamnore në Gjilan
Fondet të cilat janë grumbulluar nga populli gjerman në vlerë prej 55 euro për secilën familje, i ka sjellë prifti katolik Erich Steigner
Prifti gjerman, Erich Steigner ka sjell të enjten në Gjilan ndihma ushqimore për 30 familje skamnore të kësaj komune, fonde të cilat janë grumbulluar nga populli gjerman në vlerë prej 55 euro për secilën familje. Këtë përfaqësues e ka pritur sot në një takim kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili e ka falënderuar priftin Steigner dhe gjithë popullin gjerman për këtë ndihmë.
“Jemi falënderues për përcaktimin që të ndihmohen familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Pa mbështetjen tuaj të vazhdueshme është vështirë ta përballojmë këtë gjendje. Mjetet që ju keni siguruar do të shkojnë në vendin e duhur dhe me prezencën tuaj njëkohësisht tek të gjitha familjet që do të përfitojnë”, tha ai.
“Përcaktimi juaj që ta ndihmoni Kosovën dhe Gjilanin që nga paslufta është për t’u përshëndetur dhe për të qenë mirënjohës të vazhdueshëm, sepse këto familje përpos angazhimit të Komunës së Gjilanit, marrin mbështetje edhe nga shumë njerëz të vullnetit të mirë vendor dhe ndërkombëtar për çka ne jemi gjithmonë falënderues”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kurse në emër të të gjithë kontribuuesve të popullit gjerman, Erich Steigner, ka konfirmuar edhe njëherë që ky aksion nuk do të ndalet asnjëherë, por do të shënoj rritje të vazhdueshme derisa të ketë kontribuues për këtë çështje humanitare.
“Jemi të vendosur ta vazhdojmë këtë aksion edhe në të ardhmen. Që nga viti ’99 jemi duke shpërndarë ndihma në gjithë Kosovën. Gjithashtu, me ndihma të formave të ndryshme e kemi ndihmuar edhe Gjilanin vazhdimisht. Bashkëpunimi me Komuna e Gjilanit është jashtëzakonisht i mirë dhe shumë i kënaqur, gjithashtu edhe bashkëpunimi me Kryqin e Kuq, institucione me të cilat jemi në kontakt të vazhdueshëm për kushte më të mira për familjet në nevojë”, ka thënë mes tjerash ai.
Ndryshe gjatë kësaj jave do të bëhet shpërndarja e ndihmave ushqimore për 30 familje skamnore, për ta zbutur sadopak varfërinë e tyre, njofton Komuna e Gjilanit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









