Shqipëria
Një plazh i Shqipërisë në listën e më të mirëve në botë

Plazhet shqiptare janë renditur sërish në mes më të mirëve në botë. Këtë herë Plazhi i Gjipesë qëndron në vendin e 22 në listën e 50 plazheve më të mira në botë të përpiluar nga Big 7 Travel.
Plazhi i Gjipesë ndodhet në jug të Shqipërisë, mes fshatit Dhërmi dhe Vuno.
“Shqipëria ka filluar të humbasë statusin e saj të perlës së fshehur, pasi është cilësuar si një nga vendet më të mira për t’u vizituar për vitin 2023. Nëse po planifikoni një vizitë, tani është koha për ta bërë atë. Dhe si padyshim plazhi më i bukur në Shqipëri, Gjipe do të jetë në krye të listës së turistëve.
Është i arritshëm vetëm me një ecje në këmbë për gati 40 minuta, një makinë 4×4 ose një varkë. Nuk është e lehtë, por gjiri i largët i rrethuar nga shkëmbinjtë të lartë ia vlen”, shkruan Big 7 Travel.
Uji në plazhin e Gjipesë është kristal i pastër dhe ka ngjyra të mahnitshme. Gjithashtu është vend ideal për kampe për turistët apo vizitorët me shpirt aventurierë.
Rreth Gjipesë për ata që duan të eksplorojnë gjenden shpella dhe disa plazhe të vogla përgjatë bregdetit.
Top 10 lista
Në mesin e dhjetë më të mirëve ishin plazhet e vendosura në Filipine, Kolumbi, Shën Lucia, Zanzibar, Australi, Seychelles, Turks and Caicos, Vietnam dhe, Greqi.
Navagio Beach, një plazh në Greqi, i cili ka marrë këtë emër pas anijes që u mbyt atje në 1983, siguroi vendin e shtatë.
Navagio Beach ndodhet brenda një limani të izoluar në ishullin grek të Zakynthos. Ai është e njohur për ujërat e saj të kristalta dhe peizazhet mahnitëse.
Është një nga plazhet më të fotografuara të Greqisë dhe është paraqitur si sfond i disa videoklipeve muzikore.
- Plazhi i Bardhë, Port Barton, Filipine
- Plazhi Cabo San Juan – Kolumbi
- Plazhi Jalousie – St Lucia
- Plazhi Kendwa, Zanzibar
- Whitehaven Beach – Ishujt Whitsunday, Australi
- Source d’Argent – Seychelles
- Plazhi Navagio – Zakynthos, Greqi
- Grace Bay – Turks and Caicos
- Lang Co Beach, Vietnam
- Hyams Beach – New South Wales, Australi
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme