Një për qind të punësuar më shumë
Sipas të dhënave të Entit Federal Statistikor në Zvicër numërohen 4 milion e 618 mijë njerëz të punësuar
Numri i të punësuarve në Zvicër është rritur për 1 për qind në kuartalin e tretë të këtij viti në krahasim me një vit më parë. Aktualisht, sipas të dhënave të Entit Federal Statistikor në Zvicër numërohen 4 milion e 618 mijë njerëz të punësuar, njofton gazeta NZZ. Ky numër nuk vlen njësoj për shtetasit zviceranë dhe të punësuarit me shtetësi të huaj. Kështu, përderisa vetëm 0.4% më shumë zviceranë i janë shtuar tregut të punës, janë 2.5% më shumë të huaj që kanë zënë vend ndërkohë në këtë treg.
Dallime ka po ashtu edhe në strukturën gjinore. Numri i burrave të punësuar ka shënuar gjatë kësaj periudhe një ngritje prej 1.9% ndërsa vetëm 0.1% më shumë gra janë punësuar në të njëjtën kohë.
Enti i Statistikës ka publikuar edhe numrin e të papunëve, të llogaritur sipas definicionit të Organizatës së Punës të OKB-së. Ky numër në kuartalin e tretë të vitit që po shkon ishte 210 mijë, që është për 0.2% më i madh se një vit më parë dhe kap shifrën 4.6%.
Ndërkaq, Enti i Statistikave preferon llogaritjen tjetër, atë të bërë sipas kritereve të SECO-s (Sekretariati për Ekonomi). SIpas kësaj llogaritjeje shkalla e papunësisë në Zvicër në nëntor ishte 3.6 për qind.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











