Shkurt.ch
Një në tri makina gjermane bart para “të papastra” nga Zvicra
Bëhet fjalë për shtetas gjermanë që i kanë ikur pagesës së tatimit në vendin e tyre duke i deponuar paratë në bankat zvicerane
mAferat që kanë shpërthyer kohëve të fundit lidhur me deponimin e parave të “papastra” të kursyesve gjermanë në bankat e Zvicrës kanë alarmuar deponuesit në fjalë për të tërhequr ato para. Bëhet fjalë për shtetas gjermanë që i kanë ikur pagesës së tatimit në vendin e tyre duke i vendosur paratë në Zvicër.
Si pasojë e frikës se mund të zbulohen, gjithnjë më shumë persona të tillë po i marrin paratë dhe po përpiqen t`i kthejnë në Gjermani “në të zezë”. Doganierët gjermanë thonë madje se kaq e përhapur është kjo dukuri sa që çdo e treta makinë gjermane që hyn në Gjermani nga Zvicra, sjell para. Kështu ka deklaruar një zëdhënës i doganës gjermane në Ulm për revistën ekonomike gjermane “Wirtschaftswoche”. Kjo qendër doganore është përgjegjëse për kufijtë në trekëndëshin Gjermani-Austri-Zvicër.
Sipas deklarimit të tij shumat që sillen në Gjermani vijë duke u rritur kështu, gjithnjë e më shumë kapen shuma gjashtëshifrore (mbi 100 mijë euro). Ndërkohë, shuma maksimale e lejuar për të kaluar kufirin pa u deklaruar në gjithë BE-në është 10.000 euro.
Shumë banka zvicerane u kanë vënë ultimatum klientëve të tyre që deri në fund të vitit të deklarojnë paratë e pa taksuara. Kjo i ka vënë nën presion shumë gjermanë me para të papastra. Gjatë vitit 2013 dogana gjermane pati kapur shumën rekorde prej 573 milionë eurosh të papastra, në tentim për t`i kthyer në Gjermani.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










