Shkurt.ch
Një në katër gra në Zvicër, mund të jetojë deri në 100 vjet
Një djalë ose vajzë zvicerane që ka lindur në vitin 2017, mund të jetojë mirë deri në moshën 81.4 dhe 85.4 vjet.
Ndërkaq, një në katër gra nga ky brez mund ta arrijë moshën 100-vjeçare, sipas statistikave më të reja të jetëgjatësisë, shkruan swissinfo, përcjell në shqip albinfo.ch.
Në aspektin e jetëgjatësisë, djemtë dallojnë nga vajzat në Zvicër. Djemtë zviceranë të lindur në vitin 1997 karakterizohen me një jetëgjatësi të moshës mesatare deri në 79.4 vjet, kurse vajzat 84.2, pra një diferencë prej 4.8 vjetësh. Për gjeneratat e lindura në vitin 2017, ky ‘hendek’ i moshës pritet të zvogëlohet në 4 vjet.
Për fëmijët e lindur në vitin 1917, vetëm 0.4 për qind e djemve dhe 1.7 për qind e vajzave arritën moshën 100. Kjo përqindje u rrit në 4 për djemtë dhe 11 për vajzat në vitin 1967.
E për gjeneratat e vitit 2017 është paraparë që 15 për qind e djemve dhe 26 për qind e vajzave mund të arrijnë ditëlindjen e 100-të.
Rritja e vazhdueshme e jetëgjatësisë gjatë shekullit të kaluar është për shkak të rënies së vdekshmërisë së foshnjave dhe rënies së numrit të vdekjeve nga sëmundjet infektive te të gjitha moshat, ka njoftuar zyra e statistikave.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










