Kosova
Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për një krizë në rritje të shëndetit mendor, duke theksuar se më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes.
Në vitin 2021 u regjistruan rreth 727 mijë vetëvrasje në botë. Për çdo rast fatal ka rreth 20 tentativa, sipas OBSH-së. Tek të rinjtë, vetëvrasja është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve: shkaku i dytë për vajzat 15-29 vjeç dhe i treti për djemtë në këtë moshë, përcjell albinfo.ch
Megjithëse normat globale të vetëvrasjeve kanë rënë për 35% mes viteve 2000 dhe 2021, progresi është shumë më i ngadaltë se objektivat e vendosura. Në Amerikë, përkundrazi, rastet janë rritur me 17%.
OBSH paralajmëron se më shumë se një miliard njerëz sot jetojnë me çrregullime të shëndetit mendor, ndërsa investimet shtetërore në këtë fushë mbeten të ulëta – mesatarisht vetëm 2% e buxheteve shëndetësore.
Në Kosovë, ndihmë ofrohet nga Linja e Jetës në numrin 0800 12345 (10:00 – 02:00), për ata që përballen me mendime për vetëvrasje, depresion ose ankth.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












