Uncategorized
Një muaj pas tërmetit, qeveria ende nuk ka bilanc të dëmeve
Mëngjesin e 26 nëntorit termeti tronditi Shqipërinë, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Dhjetëra ndërtesa u rrafshuan duke lënë pas 51 viktima dhe mijëra objekte të dëmtuara rëndë. E papërgatitur për një fenomen të tillë natyror qeveria u angazhua në një kohë të shpejtë në aksionet e kërkim-shpëtimit dhe më pas në menaxhimin e emergjencës humanitare.
Me mbledhje të përditshme qeverie dhe me krijimin e Komitetit për rindërtimit, kryeministri Rama caktoi edhe detyrat për kabinetin e tij dhe donarët që do të bëjnë ndërtimin e banesave. Por sot shënohet 1 muaj nga termeti dhe ende nuk ka një raport përfundimtar për dëmet dhe ende nuk ka nisur rindërtimi i banesave private, të cilat sipas planit fillestar të qeverisë, do të ndërtoheshin të parat.
Raportimet e abc NEWS, por edhe denoncimet e opozitës tregojnë se kur muaji ka kaluar, banorët ende vijojnë të jetojnë në çadra, ndërkohë që objektet e tyre ende s’janë vlerësuar nga ekspertët.
Kryeministri ka premtuar se në fund të janarit do të ketë një raport përfundimtar të dëmeve, ndërkohë që rindërtimi nuk do të nisë pa u zhvilluar më parë konferenca e donatorëve, e cila pritet të mbahet në fillim të shkurtit.
Qeveria ka përcaktuar mënyrën se si do të bëhet rimëkëmbja në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Përmes një akti normativ, ajo ka bërë kategorizimin e personave që përfitojnë nga fondi i rindërtimit dhe subjekteve që nuk do të marrin shpërblim, pavarësisht dëmeve që kanë pasur.
Akti normativ përcakton mënyrën se si do të ndërtohen pallatet dhe banesat private, të cilat u shpallën të pabanueshme dhe i hap rrugë blerjes së apartamenteve të pashitura në pallatet ekzistuese nëse kërkesa nga qytetarët do të jetë e lartë.
Qeveria nuk ka ende një numër përfundimtar të objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por ka pëcaktuar përmes një akti normativ rrugën që do të ndjekë për të rimëkëmbur zonat e prekura nga termeti, shkruajnë mediat shqiptare.
Kur ka kaluar 1 muaj nga fatkeqesia natyrore, i vetmi ndryshim i rëndësishëm që qeveria ka ndërmarrë është emërimi i një ministri për Rindërtimin, ndërkohë që për dhjetëra banorë jetesa vazhdon në çadra.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Austri
-
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027











