Integrimi
“Një mësues nga Ballkani apo një polic nga Turqia”
Secondos duhet të kyçen më tepër në administratë kërkon këshilltari i SP-së, Atilla Toptas
Personat me prejardhje migrimi, nga shteti dhe administrata duhet të fitojnë më lehtë një vend pune: këtë e kërkon këshilltari nga radhët e SP-së, Atilla Toptas në një parashtresë të tij.
Një mësues nga Ballkani apo një polic nga Turqia: sipas këshilltarit nga radhët e SP-së Atilla Toptas, personat me preardhje migrimi duhet të kyçen më mirë nëpër shërbimet shtetërore. «Migrantët janë shumë dobët të përfaqësuar në fushat publike», deklaron ai për “20 Minuten”. Me siguri se turqit mund të punojnë «më tepër se shitës të donerëve apo tregtar të perimeve».
Ata duhet të fillojnë tashmë të angazhohen në shkollim. «Mbi 50 për qind e nxënësve kanë prejardhje migrantësh, ata duhet të inkurajohen që të kryejnë ndonjë punë në fushat publike», vazhdon ndërmjetësuesi kulturor.
Për të rritur kuotën, për momentin nuk është e nevojshme, por primare është që të ndryshohet perceptimi i kësaj qasjeje, thotë më tutje 39-vjeçari.
Nga ana tjetër, drejtori i arsimit nga Bazeli, Christoph Eymann deklaron në mënyrë të qartë: «Aspak nuk mendoj për këtë ide. Ne po bëjmë çmos, që t’i integrojmëmigrantët në bazë të identitetit të tyre dhe dallimet t’i baraspeshojmë», deklaron ai.
Në këtë mënyrë, ata do të kenë rast të njëjtë me të tjerët. Parashtresa e Atilla Toptas, sipas tij, është një shërbim i keq për integrim.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














