Gruaja
„Një makinë qepjeje për nënat në Kosovë„
Anëtarët e shoqatës “Dora e Vendlindjes” besojnë se ky aksion do të gjejë përkrahje nga të gjithë në Zvicër, si nga bashkatdhetarët por edhe nga qytetarët zviceranë.
Shoqata „Dora e Vendlindjes“ në Zürich në kuadër të festës së 17 shkurtit, përvjetorit të pestë të pavarësisë së Kosovës ka filluar aksionin e tretë për mbledhjen e 10 makinave të qepjes për nënat në Kosovë. Aksioni do të zgjasë deri më 10 shkurtë.
Anëtarët e shoqatës “Dora e Vendlindjes” besojnë se ky aksion do të gjejë përkrahje nga të gjithë në Zvicër, si nga bashkatdhetarët por edhe nga qytetarët zviceranë.
“Ne si shoqatë vendosëm që për festën e 17 shkurtit për nënat, me probleme sociale në Kosovë t’u sigurojmë 10 makina qepjeje. Nga këto 10 makina të qepjes, gjashtë do të dërgohen në gjashtë shtëpi strehimi për gratë me probleme sociale. Dhe katër makina të tjera do shpërndahen një në komunën e Skenderajt, një në pjesën veriore të Mitrovicës, një në komunën e Isniqit, dhe një në komunën e Rahovecit”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
“Ne si shoqatë besojmë se nuk do të jemi ne të vetmit që do të dërgojmë makina të qepjes në Kosovë. Në aksionin tonë do të na ndihmojnë edhe miqtë tanë zviceranë”, thuhet në këtë komunikatë të shoqatës.
Aksioni i parë humanitar i kësaj shoqate ishte meremetimi i banesës së Selver Haradinajt në Mitrovicë.
Ndërsa në aksionin e dytë shoqata “Dora e Vendlindjes” ka mbledhur në Zvicër „1000 libra për Kosovën“. Librat tashmë kanë arritur në Kosovë .
“Ne jemi të bindur se zviceranet që do ta vizitojnë Kosovën do t’i shohin librat e dhuruara në bibliotekat e qyteteve të Kosovës. Vlen të përmendet se me këtë aksioni shoqata jonë DEV është propozuar të shpërblehet me çmimin “FIDES”, kjo na dha edhe më shumë vullnet të vazhdojmë punën dhe ta bëjmë realitet programin e shoqatës “DEV”, thuhet në një komunikatë për media të shoqatës .
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











