Shkurt.ch
Një makinë luksoze prej ari
Në modelin e veçantë të kësaj makine luksoze janë shkrirë pesë kilogram ari dhe gurë të çmuar
Zvicerani, Ueli Anliker nga Argau ka punuar ditë e natë, më shumë se 13 muaj, me një ekip prej 35 njerëzish për të bërë rikonstruktimin e një makinë luksoze prej ari, që tashmë është në shitje dhe kushton jo më pak se 10 milionë franga.
“Unë jam një sipërmarrës dhe përveç ëndrrave duhet të mendojë edhe për para “, thotë disenjatori i këtij modeli unik makinash, Anliker.
Në modelin e veçantë të kësaj makine luksoze janë shkrirë pesë kilogram ari. Gjithashtu, të gjitha logot, emblemat, felgat e kësaj makine luksoze janë të gjitha në ari 24 karat.
Ueli Anliker kishte përdorur lëkurë të artë për t’i dhënë makinës një fytyrë edhe më të bukur. Përfshirë orarin e punës dhe materialin, disenjatori i kësaj makine pretendon të ketë investuar shumë miliona franga. Mirëpo si duket mundi nuk do t’i shkojë huq zviceranit, tashmë janë paraqitur edhe të interesuarit e parë për kryeveprën e tij, edhe atë nga Dubai dhe Abu Dhabi madje edhe nga Kina.
Anliker tha se në rrugët e Emirateve mund t’i shohim makinat e tilla unike ngase ata mund ta përballojë një luks të tillë. Por ai tha të jetë i gatshëm të pranoj në çdo kohë oferta edhe në Zvicër.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











