Sport

Një lojtar i Luzern-it shpallet lojtar i muajit

Dy lojtarë të Bernit dhe dy të St Galler-it ishin në garë për të fituar titullin lojtari i muajit mars në Zvicër, por këtë fat e kishte Pascal Schürpf nga Luzern-i.

12’589 lexues të “Blick” dhe fansa të futbollit votuan për Pascal Schürpf si lojtari më i mirë i muajit mars ose 37,44 përqind të votave.

Schürpf ishte lojtari kyç i Luzernit gjatë marsit, duke shënuar tre gola dhe një asistë – dhe kjo vetëm në tre ndeshje. Statistika e tij për gjithë sezonën është tetë gola dhe pesë asistime në 19 përballje.

Pas tij u renditën: Ylli i YB Roger Assalé (21,48), Cedric Itten (18,38) nga St Gallen, Djibril Sow (12,99) nga YB dhe Nassim Ben Khalifa (9,8).