Lajme

Një linjë e re ajrore do të inaugurojë fluturimet midis Gjenevës dhe Nju-Jorkut

 

Deri më tani vetëm një linjë ajrore, SWISS, fluturon pa ndalesë nga Gjeneva në aeroportin JFK të Nju-Jorkut, përcjell albinfo.ch.

Por, nga 11 prilli, një tjetër transportues, Delta, do të shërbejë të njëjtën rrugë çdo ditë, me një avion Boeing 767-400ER me 238 vende.

Konkurrenca zakonisht ul çmimet, kështu që le të shohim se çfarë ndodh me koston e biletave në këtë itinerar.