Integrimi
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës
Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Për të aplikuar për një dokument të Kosovës ata duhet të udhëtojnë për në pjesën gjermane të Zvicrës, në Cyrih apo Bernë, ku funksionojnë tashmë konsullatat kosovare.
Një grup i të rinjve, punëtorë, studentë, afaristë, intelektualë, biznesmenë shqiptarë iu kanë drejtuar institucioneve të Kosovës për një kërkesë të tillë.
Grupi i të rinjve përfaqësohet nga Remzi Durmishi dhe Elez Badalli.
Ata ftojnë të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane që t’i bashkëngjiten kësaj kërkese.
„Në Zvicrën italiane jetojnë një numër relativisht i madh i qytetarëve të Kosovës dhe natyrisht dëshirojnë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për shërbime konsullore në rajonin ku jetojnë dhe veprojnë. Sot për këto shërbime këta qytetarë duhet t’i drejtohen Ambasadës në Bernë. Prej Lluganos deri në Bernë ka më shumë se 600 kilometra shkuarje-ardhje dhe një udhëtim i mundimshëm prej përafërsisht 7 orësh“, tha Remzi Durmishi, njëri nga iniciatorët e një peticioni për mbledhjen e nënshkrimeve për të adresuar këtë kërkesë të bashkatdhetarëve te institucionet e Kosovës.
„Kërkesa është e arsyeshme. Merreni shembull Zvicrën, në bjeshkë të shkoni mund të gjeni telefon, rrymë, rrugë e të gjitha, ngase paguajnë taksa për shtetin, por ne diaspora kemi dhënë edhe më shumë për vendin tonë. Kontributi i qytetarëve tonë nga Zvicra italiane ka qenë jashtëzakonisht i madh. Si në aspektin politik, ashtu edhe në aspektin ekonomik. Duke mos harruar kontributin e çmuar të njerëzve tanë si në luftë për çlirimin e Kosovës, pastaj kontributet në Fondin e trepërqindshin, në fondin “Vendlindja Thërret” dhe shumë aksione financiare të tjera“, tha për albinfo aktivisti Remzi Durmishi.
Madje, sipas tij, një përfaqësi konsullore e Kosovës do të jetë pikë referimi edhe për kosovarët që jetojnë në veri të Italisë.
„Çështja e Konsullatës nuk fillon dhe nuk mbaron vetëm me lëshimin e dokumenteve. Me prezencën e një përfaqësie konsullore mbrojmë interesin tonë si qytetarë të Kosovës. Mbase, ruajmë edhe komunikimin me vendin në kohën kur lidhjet e gjeneratës së dytë dhe tretë janë zbehur“, tha Durmishi.
Jo vetëm me vendin e prejardhjes nuk funksionon komunikimi i mirë me shqiptarët e Tesinës. Ata sikur të jetojnë në një shtet tjetër, janë lënë anash edhe nga organizimet e tjera të shqiptarëve të Zvicrës.
Dokumentet e udhëtimit mbase do mbeten të nevojshme për shqiptarët e Tesinës. Deri më tani albinfo.ch ka mësuar se jozyrtarisht vetëm 600 kosovarë të kësaj pjese kanë fituar shtetësinë zvicerane.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













